Date of Award

Winter 2-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Arber Sadiki

Language

Albanian

Abstract

Shndërrimi i aeroportit ushtarak të Gjakovës në aeroport civil – Terminali i pasagjerëve. Aeroporti i Gjakovës egziston që pas luftës së dytë botërore, kur është përdorur si aeroport bujqësor. Pas mbarimit të luftës së fundit, ushtria italiane investoi në një pistë të re 1800 metërshe dhe pajisje përcjellëse. Sot aeroporti është krejtësisht pasiv, i pambrojtur. Ideja e këtij punimi është të zhvillojmë një koncept se si mund të shndërrohet në aeroport civil dhe të riaktivizohet, njëkohësisht të ndikoj në të gjitha aspektet e shoqërisë. Punimi zhvillon hapësirën duke u bazuar fillimisht mbi statistika të madhësisë së aeroportit, mbi studime të aeroporteve tjera dhe të hapësirës ideale të një terminali efikas. Këto studime marrin parasysh të gjithë faktorët ekonomiko-social dhe faktorët gjeografik e politik, në bazë të të cilëve përcaktohet hapësira e nevojshme e terminalit. Pastaj gjenerohet koncepti nga konteksti historik i përdorimit të këtij aeroporti, nga rrjedh edhe forma finale e terminalit. Në të zhvillohen edhe projektohen të gjitha hapësirat e nevojshme të arritjeve dhe nisjeve të aeroportit të Gjakovës. Zhvillohen qasjet e aeroportit nga të gjitha anët e shtetit dhe shteteve fqinjë. Si produkt final kemi konceptin e zhvillimit të aeroportit civil të Gjakovës i cili do të ishte aeroport i standardit më të mirë të kërkuar për më shumë se 10 vite.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.651

Included in

Architecture Commons

Share

COinS