Date of Award
Spring 4-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Safete Veliu
Language
Albanian
Abstract
Shtëpia që nga periudhat më të hershme të shfaqjes së njërzimit ka shërbyer si nevojë esenciale për strehim. Ndonëse me kalimin e kohës dhe zhvillimin e teknologjisë ajo ka ndryshuar pothuajse kryekput për nga të gjitha aspektet dhe shkon përtej nevojave utilitare, koncepti i saj vazhdon të mbetet i njëjtë. Qëllimi parësor i këtij punimi mbetet studimi i njësive të shtëpive të banimit si objekte për strehim dhe banim sa më komod në suaza të banimit individual. Duke e ditur që në Kosovë për këto objekte nuk është punuar mjaftueshëm në atë aspekt që lagjet e banimit të kenë një gjuhë arkitektonike në varësi se ku ndërtohen, ndoshta kjo si pasojë e mos respektimit të ligjeve apo ndoshta edhe si mungesë e tyre, kjo nga ana jonë mos të merret si arsyetim për projektim dhe ndërtim jo cilësor, por si inkurajim për kreativitet, duke u mbështetur në koncepte gjenerative dhe arkitekturë cilësore e jetëgjatë. Krijimi i komunitetit të ri përmes ndërtimit dhe banimit fleksibil në konceptin “build as you go”, si zhvillim participues i banorëve, e po ashtu edhe integrimi i punës në hapësirat e banimit si koncept i qëndrueshmërisë ekonomike të familjes. Ne pretendojmë që të bëjmë hulumtime rreth këtij lloji të ndërtimit dhe të shohim mundësinë për teknika të reja të adoptimit psikologjik të banorëve me objektet, me njëri-tjetrin dhe rrethinës së tyre urbane. Si objektiv dhe sfidë e madhe për ne mbetet që me anë të dizajnit, formës reprezentative, parimeve arkitektonike dhe sigurisht përdorimit të materialeve recikluese dhe ekologjike të reflektohet në mos dëmtimin e ekosistemit të ruajtjes së natyrës dhe mbi të gjitha në shpenzime minimale të energjisë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.648
Recommended Citation
Morina, Elona, "LAGJE BANIMI INDIVIDUAL, PEJË" (2018). Theses and Dissertations. 719.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/719