Date of Award

Winter 12-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Dugagjin Sokoli

Language

Albanian

Abstract

Diabeti është një sëmundje kronike e shkaktuar nga mungesa e insulinës ose nga rezistenca ndaj insulinës. Funksioni kryesor i insulinës është metabolizimi i glukozës nga gjaku deri te qelizat e trupit. Kur mungon insulina rriten nivelet e glukozës në gjak, nëse kjo situatë bëhet kronike atëherë shfaqet diabeti (IDF, 2018). Vetë-menaxhimi i diabetit është ndër sfidat më të vështira nga të gjitha vetë-menaxhimet e sëmundjeve kronike. Në mënyrë efektive, ata që e vetë-menaxhojnë diabetin, duhet të identifikojë simptomat dhe krizat shëndetësore, shpesh duhet të përmbahen orare komplekse të ilaçeve, dhe modifikohen sjelljet e jetesës për një kohë të gjatë siç janë dietat e tyre dhe aktivitetet fizike (Goldmann, 2002).

Synimi kryesor i këtij hulumtimi qëndron në njohjen me aktivitetet ditore të vetë-kujdesit, identifikimin e nivelit të njohurive rreth përmirësimit apo shkaktarëve, rreth cilësisë së jetës dhe stilit të jetës së tyre mbi sëmundjen e diabetit, tek pacientët me diabet në komunën e Rahovecit.

Mostrën e këtij studimi e përbëjnë 40 persona të diagnostikuar me diabet, dhe të dhënat janë mbledhur përmes pyetësorit “The Diabetes Self-Management Questionnaire (DSMQ)”, ndërsa të dhënst janë analizuar me SPSS, versioni 21.

Nga rezultatet e analizave kuptojmë se pacientët e diagnostikuar tregojnë se matjen e sheqerit në gjak e kanë si pjesë të trajtimit ditor. Ata nuk shmangin vizitat mjekësore dhe kujdesen ndaj vetes. Me anë të korelacionit kemi kuptuar se niveli i shkollimit ndikon tek numri i vizitave mjekësore.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.70

Included in

Nursing Commons

Share

COinS