Date of Award
Winter 12-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Lulzim Beqiri
Language
Albanian
Abstract
Ky hulumtim së pari ka për qëllim rikujtimin e vlerave të nëntokës dhe jetës nën të, të dëshmojë rëndësinë e arkitekturës moderne nëntokësore dhe shfrytëzimin e të mirave që i ofron toka njeriut dhe të kujtuarit e mundësive të ruajtjes së ambientit dhe të shfrytëzimit të energjisë solare dhe gjeotermale për një konfort më të mirë. Të jetuarit nën tokë nuk është një koncept i ri për njeriun, pasi jeta nën tokë daton nga kohërat më të hershme të historisë njerëzore. Njeriu çdoherë e ka ndërtuar mënyrën e jetesës sipas nevojave dhe sipas ndikimeve të rrethit. Jetesa ka pasur fillim mbi sipërfaqen e tokës por rreziqet nga ndikimet e klimës dhe gjallesat e tjera, njeriun e pambrojtur e adresuan nëpër shpellat më të afërta dhe në këtë pikë filloi jeta së bashku e njeriut me tokën. Natyra çdo herë ka qenë gjentile ndaj krijesave të veta por dinamizmi i jetës shtyu njeriun në krijimin e materialeve të ndryshme, disa inovative e disa të tjera të dëmshme e që për fat këto të fundit përdoren çdo ditë e më shumë. Pikërisht në këtë punim do të shtjellohet simbioza e një vepre njeriu me natyrën, unifikimi i shtëpisë për njeriun me nëntokën, dobia e diellosjes dhe e erës dhe përdorimi i materialeve të reja, të gjitha këto në kuadër të një arkitekture moderne dhe pa ndërlikime falë hulumtimeve në literatura të ndryshme dhe analizave hap pas hapi. Pra, arsyetimi i arkitekturës nëntokësore, krijimi i një shtëpie efiçente nën tokë, projektimi i një shtëpie nëntokësore me shumë diellosje, përdorimi efikas i ventilimit natyral, modelimi eksplicit dhe pa ngarkesa, shfrytëzimi i burimeve natyrore për ngrohje dhe rrymë elektrike si dhe përdorimi i materialeve inovative janë qështjet kryesore të targetuara dhe të elaboruara të këtij punimi.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.647
Recommended Citation
Shkurti, Elmedina, "“BANIMI NËNTOKËSOR INDIVIDUAL”" (2018). Theses and Dissertations. 722.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/722