Date of Award
Winter 12-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Sejdi Statovci
Language
Albanian
Abstract
Infarkti i miokadrit - është bllokimi i arterieve koronare, të cilat ushqejnë zemrën. Infarkti ndodh atëherë kur kemi bllokim total të enës, thënë ndryshe ajo zonë e miokardit apo muskulit të zemrës nuk furnizohet më me gjak. Në rast se koha që kalon është e gjatë, atëherë ndodh nekroza, vdekja e muskulit të zemrës
Qëllimi i punimit - është informimi i pacientëve rreth kujdesit infermieror ndaj pacientëve më ifarkt akut të miokardit, si dhe analizimi i të pacientëve të trajtuara për gjatë dy muajve, në Qendren Klinike Unverzitare. Në studim janë përfshirë 133 pacientë të muajit korrik dhe 101 pacientë të muajit gusht. Pacientët janë grupuar në bazë të moshës, gjinisë dhe poashtu janë klasifikuar edhe në bazë të rajoneve nga vijnë.
Metodologjia - në këtë punim janë përdorur metoda krahasuese dhe analitike statistikore, ndërmjet të dhënave të pacientëve të prekur me infarkt të miokardit, në QKUK. Të dhënat janë grupuar në bazë të: gjinisë, moshës dhe rajoneve. Këto të dhënë përshijnë periudhën kohorë shtator-tetor 2019.
Rezultatet - në rezultatet tona kemi konstatuar se në repartin e njësisë koronare në QKUK në Prishtinë, incidenca më IAM të femrat është më e ulët gjatë muajit shtator 32.33%, ndërsa gjatë muajit tetor 34.65% në krahasim më IAM të meshkujt, e cila ka qenë e lartë në muajin shtator 67.67%, ndërsa në muajin tetor 65.36%. Sa i përket grupshmoshave kemi konstatuar se incidenca më infarkt akut të miokardit është më e lartë në grupmoshën prej 65-75 vjeç, 32.33% , në muajin shtator, ndërsa në muajin tetor 30.70%. Ndërsa, IAM më frekuencë më të ulët është paraqitur të grupmoshat mbi 75 vjeç në muajin shtator 15.04%, ndërsa në muajin tetor 15.84%. Sipas vendbanimeve, numri më i madh i pacientëve të paraqitur më IAM kanë qenë nga rajoni i Prishtinës, ndërsa, më numër më të vogël kanë qenë rajoni i Gjakovës.
Konkluzionet - IAM është më i lartë të femrat pasi kalojnë në periudhën e menopauzës dhe kjo ndodh për shkak të rritjes së madhe të estrogjenit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.67
Recommended Citation
Mazreku, Fatjon, "KUJDESI INFERMIEROR TE PACIENTËT ME INFARKT AKUT TË MIOKARDIT" (2019). Theses and Dissertations. 75.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/75