Date of Award

Fall 10-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Kujtim Elezi

Language

Albanian

Abstract

Të jetosh në një qytet të rrethuar nga malet, do të thotë ta ngresh kokën lartë ngado që ecën, të magjepsesh nga pamja piktoreske, të të vijë vullneti e dëshira ta ftosh gjithë botën ta shoh, e ta përjetoj dhe ta vlersojë bashkë me ty gjithë këtë pamje e potencial që ka. Në anën tjetër të jetosh në një qytet që krahas këtyre tipareve, ka hapësira të cilat paraqesin rrezik për banor apo turistë, të shtyn të punosh dhe të mundohesh që te zhvillohet tutje dhe të bëhet një qytet i qetë, i sigurt, dhe atraktiv për vendasit dhe vizitorët. Për të ardhur deri këtu, hapi im i vogël drejt kësaj arritje është projektimi i një hoteli në një hapësire të braktisur të një lagjeje, i cili projekt do të rrigjeneroj këtë hapësirë dhe do të krijoj impakt në turizëm Lokacioni hotelit ofron një përvojë autentike për turistat, po ashtu ky lokacion me vendodhje afër parkut dhe qytetit mundëson turistave që të ruajn stilin e tyre jetësor aktiv edhe gjatë udhëtimeve. Hoteli gjithsej përmban 16 dhoma të gjumit të shtriera në dy nivele dhe do të akomodojë deri në 34 përsona. Nivelet tjera përmabjnë funksione që rrisin kualitetin e hotelit dhe ofrojnë shërbime më ndryshe për banorët e lagjes. Qasja ndaj lokacionit, zgjedhja konceptuale arkitektonike, pamja e jashtme shkrihen me ambientin përreth duke lënë kështu këtë zonë të lagjes me atraktive dhe të sigurt për banorët dhe turistët.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.681

Included in

Architecture Commons

Share

COinS