Date of Award
Winter 12-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Lulzim Beqiri
Language
Albanian
Abstract
Detyra të cilën kam zgjedhur për të punuar (projektuar) është objekt që do të shërbej për akomodimin e pesë antarëve familjar, në komunën e Malishevës, fshatin Mirushë. Ky objekt quhet: ”Vila Liqeni”. Ky objekt erdhi si rezultat i problemeve dhe pakënaqësive që u shfaqën nga familja Thaci kundrejt objektit që jetojnë momentalisht, atëherë unë vendosa që të projektoj në bazë të kërkesave të veçanta të anëtarëve një objekt të ri, një objekt modern i cili synon: arritjen e komoditetit, uljen e shpenzimeve, përdorimin e materialeve ekologjike, inkuadrimin e sistemeve të reja dhe inovative, përdorimi e materialeve jo të dëmshme për njeriun dhe ambientin. Pakënaqësitë e paraqitura janë: jo komoditet në hapsirën e kuzhinës, mungesa e hapsirave të punës, orientimi jo i saktë i hapsirave të brendëshme, mungesa e ndriçimit natyral, mungesa e hapsirave për garderobë, etj. Sipas lokacionit dhe tipologjisë ky objekt klasifikohet si : Vilë liqeni, pasi që në lokacionin ku do të ndërtohet ky objekt gjendet “Liqeni Mirusha”, i cili ka një sipërfaqe prej 4ha dhe në të është e ndërtuar një digë tradicionale ku fillimisht përdorej për ujitjen e tokave bujqësore , kurse sod është jo funksional dhe mund të pëdoret në kuadër të energjisë së ripërtrishme përkatësisht hidroenergjia. Hapi i parë që kam ndërmarrë fillimisht ka qenë intervistimi i familjes përkatëse, kam përdorur një pyetësor ku kam pyetur në lidhje me gjërat që për ta janë shqetësuese dhe që paraqesin probleme në ambientin e në objektin që jetojnë aktualisht dhe për kërkesat që ata kanë, për të arritur deri tek një përfundim sa më real e që do t`i përbush kërkesat e tyre. Po ashtu kam vizituar objektin në të cilin ata jetojnë dhe kam vërejtur mangësi në atë objekt, lëvizje jo e lirë në hapsira, diellosja pasive shum aktive, orientimi jo i saktë i hapsirave të brendëshme, etj.Gjatë kësaj periudhe kam hulumtuar dhe shqyrtuar literaturë të ndryshme se si Vila-t ndër vite kanë evoluar dhe kanë pësuar ndryshime duke u munduar që të bëjë zgjedhjen më të mire, kohë pas kohe kam pasur konsultime dhe diskutimeme familjen përkatëse duke i shfaqur idet në lidhje me objektin deri ku kemi arritur tek një përfundim i përbashkët.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.735
Recommended Citation
Paçarizi, Blenera, "VILA LIQENI" (2019). Theses and Dissertations. 800.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/800