Date of Award
Winter 12-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Syheda Latifi Hoxha
Language
Albanian
Abstract
Pre-eklamsia është një gjendje specifike për shtatzëninë, me etiologji të panjohur e cila paraqet disa nga simptomat si rritje e presionit të gjakut të shoqëruar nga proteinouria, edema ose të dyja. Ndërsa shkaku i pre-eklampsisë është ende i debatuar, studimet klinike dhe patologjike sugjerojnë që placenta është thelbësore për patogjenezën e këtij sindromi. Faktorët e rrezikut për zhvillimin e pre-eklampsisë përfshijnë moshën e re të nënës, pre- eklampsin e mëparshme, shtatzëninë binjake, hipertensionin kronik, diabetin mellitus obeziteti, etj. Kjo sëmundje është duke u bërë një diagnozë gjithnjë e më e zakonshme dhe mbetet një shkak i lartë i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së nënave dhe fetusit në botën në zhvillim. Strategjitë parandaluese përfshijnë shtesat e kalciumit dhe të aspirinës në dozë të ulët. Ndodh tek gratë me shtatzëni të parë ose të shumëfishtë. Stresi metabolik i shkaktuar nga pre-eklampsia shkakton dëmtim vaskular, duke kontribuar kështu në zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare ose sëmundjes kronike të veshkave në të ardhmen. Ky rrezik duket të rritet veçanërisht tek gratë me një histori të pre-eklampsisë përsëritëse dhe eklampsisë. Pre-eklampsia është një çrregullim i shtatzënisë i cili prek organe të ndryshme. Disa simptoma të tjera si edemë, dështimi i veshkave, dështimi i mëlçisë dhe HELLP sindroma gjithashtu përkeqësojnë gjendjen klinike. Në varësi të fillimit të hershëm ose të vonshëm, sëmundja mund të shfaqë simptoma të lehta ose të rënda. Zbulimi i hershëm i pre- eklampsisë është një nga qëllimet më të rëndësishme në obstetrikë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.74
Recommended Citation
Veseli, Gresa, "PRE-EKLAMPSIA SI PROBLEM OBSTETRIK" (2019). Theses and Dissertations. 81.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/81