Date of Award

Winter 2-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Lulzim Beqiri

Language

Albanian

Abstract

Tema e marrë për ta shqyrtuar në këtë punim diplome është Hotel malor. Rëndësia e kësaj teme qëndron në ofrimin e shërbimeve dhe plotësimin e kërkesave të qytetarëve të asaj zone e edhe më gjerë, e tërë kjo duke u bazuar në norma dhe standarde europiane. Nevoja për një qasje bashkëkohore të projektimit të një hoteli vë në qendër të vëmendjes nevojat dhe kërkesat e përdoruesve dhe mysafirëve të ardhshëm, e cila ështe edhe asyeja e zgjedhjes së kësaj teme . Lokacioni I përzgjedhur për projektimin e kësaj ndërtese është Prevalla, e cila është qendër skijimi dhe fshat turistik, me largësi rreth 28 km nga Prizreni dhe rreth 12 km larg Brezovicës. Përshkak te atraksionit turistik ndërtimi I një hoteli në këtë zone ështe edhe një shans që krijon mundësi për shfrytëzimin e resurseve turistike malore që ka Prevalla. Ekziston një numër i rëndësishëm I atributeve projektuese në ndërlidhjen e produktit final arkitektonik dhe të përdoruesve. Sfidat e ditëpërditshme duhet të nxisin kërkime të reja shkencore dhe realisht duhet të drejtohen në shfrytëzimin e të gjitha resurseve, mbi të gjitha, ato mendore në mënyrë që të sigurohet një cilësi më e mirë e jetesës. Ndërtime të tilla janë mungesë në Kosovë ,ndonëse në afërsi gjenden disa hotele që ofrojnë akomodim për vizitorë ,por me numër te limituar e të pamjaftueshëm, si dhe duke mos I përmbushur kërkesat e përgjithshme . Sipas analizave të lokacionit dhe sipas planit zhvëllimorë ky rajon është I paraparë për ndërtime me etazhitet jo shumë të lartë , kryesisht P+5 ,duke I përshtatur me kushtet e ndërtimit të asaj rrethine.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.713

Included in

Architecture Commons

Share

COinS