Date of Award
Winter 2-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Lulzim Beqiri
Language
Albania
Abstract
Tema e marrë pët ta shqyrtuar në këtë punim diplome është objekt afarist banesor.Kjo temë mendoj që është mjaft e rëndesishme për banor duke u bazuar në norma dhe standard europiane që mundëson një jetesë më të rehatshme dhe më të sigurtë për qytetaret e asaj zone banimi.Arsyja e zgjedhjes së kësaj temë është sepse konsiderohet si një problem që duhet të trajtohet në një mënyre të veçantë.Në vazhdimësi në Kosovë e posaqërishtë në Istog po ndërtohen shtëpi,lagje të banimit të ultë pa ndonjë planifikim te mirëfillt dhe pa marrë parasysh së në ato lagjje është e planifikuar banim i lartë.Ky studim është duke u bazuar në analiza të gjendjes ekzistuese, duke parë se sa banorë jetojnë në atë lokacion, a është i mjaftueshëm ai lokacion për ata banorë dhe cilit tip ndërtimi i takon ajo zone e qytetit. Hapat e ndërrmarur për hulumtimin e këtij rasti ishin duke filluar nga shqyrtimi i literaturave të ndryshme lidhur me objektet e banimit, pastaj analiza të lokacionit dhe veprat historike, sidomos Dhjetë librat e arkitekturës romake të Vetruviusit, që përshkruajnë ndërtesat, fillojnë më një pasqyrë historike.Studimet arkeologjike dhe antropologjike e kanë çuar më tej këtë kuptim. Historia e formës së ndërtuar dhe mbyllja e ndërteses nuk është thjeshte një kuriozitet:të kuptuarit e historisë ndihmon në shpjegimin e shumë llojeve të ndërtesave, teknikave të ndërtimit dhe materialeve ndërtimore që përdorim sot. Hulumtova poashtu për standartet që duhet të plotësojë ndërtesa e banimit që të këtë ndërlidhje brenda ndërteses me pjesën e afarizmit dhe në bazë të tyre arrita që ta projektoj objektin që më është dhënë në punimin e kësaj teme. Me përfundimin e kësaj temë unë arrita të bëjë projektin e një ndërtese jo siç jemi mësuar të kem në Istog, ndërtese e cila do t’i përmbushe kërkesat e qytetarëve dhe do të lejoj atyrë te jetojnë në një vend ku banimi dhe pjesa afariste do iu ofrojne komoditet më të madhe banoreve.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.797
Recommended Citation
Osmanaj, Mirlinda, "OBJEKT AFARSIT BANESOR P+6" (2019). Theses and Dissertations. 895.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/895