Date of Award

Summer 7-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Lulzim Beqiri

Language

Albania

Abstract

Pse është i rëndësishem projektimi I nje Vile familjare Rezidenciale? Termi rezidencë rrjedh nga Latinishtja, resideo që do të thotë të qëndrosh në një vend, të vendosesh apo të sistemohesh. Përgjatë shekujve, mbretërit, mbretëreshat, princërit, duket dhe elita tjetër e popullsisë kanë ndërtuar apo blerë pallate për t'u shërbyer atyre si shtëpi familjare / rezidenca, vende për punë dhe si qendra të qeverisë / udhëheqësis. Qysh nga antikiteti Vila ka siguruar një “arratisje” përfundimtare nga stresi i punës dhe ritmi tensionues i jetës në qytet. Si një tipologji e ndërtesave të banimit, vila ka qëndruar me shekuj, gjithnjë duke siguruar qetësi dhe bukuri për ata që tërhiqeshin brenda mureve të saj për të shëtitur përmes kopshteve që e rrethonin atë. Si e tillë Vila zënë një vend qëndror në historinë e arkitekturës Perëndimore. Termi villa i destinohet llojeve të shumta të strukturave të cilat ndajnë në vete një shtrirje natyrale apo qëllim agrar. Të përfshira në arkitekturën e vilës mund të jenë struktura të punëtorive të dedikuara fermës, të referuar si villa rustica, si dhe kuartiri i banimit, apo villa urbana. Vila së këndejmi duhet më së shumti të kuptohet si një etiketim apo identitet që përfshinë pjesë të shumta të veçanta, ndonjëherë të ndërlidhura apo të varura me njëra tjetrën e në raste tjera të ndara nga një kompleks arkitektural më i madh. Në vend të një imazhi të fiksuar ndodhet një ambient arkitektural i cili mishëron një jete ideale. Sot, ndryshimet e vazhdueshme dhe konceptet e ripërtëritura të stilit të jetesës së njerëzve sjellin dhe krijojnë gjithnjë e më tepër nevoja për kualitetet e përgjithshme të banimit. Për më tepër kërkesat për vila dhe rezidenca kanë marshuar drejtë sferës së dimensionit psikologjik dhe kulturor. Si rrjedhojë edhe ka lindur një trend i ri dizajni dhe kërkesa të reja për qasjen ambientale, organizimin e kthinave, përzgjedhjen e materialeve dhe konceptin e dizajnit. Kjo qasje rezulton në krijimin e hapësirave më natyrale për banim dhe më të përshtatshme duke përdorur gjuhën më natyrale dhe më të pastër të dizajnit

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.819

Included in

Architecture Commons

Share

COinS