Date of Award
Fall 9-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Binak Beqaj
Language
Albania
Abstract
Tema e marrë për ta shqyrtuar në këtë punim diplome është Hotel Malor.Kjo temë mendoj që është mjaft e rëndësishme pasi që projektimi i ketij hoteli eshte i duhur dhe i bazuar në norma dhe standarde europiane qe mundëson një akomodim shume te mirë te turistëve. Arsyeja e zgjedhjes së kësaj teme është sepse konsiderohet si një problem që duhet të trajtohet në një mënyrë të veqantë pasi që Kosova ka shumë zona turistike që vizitohen nga pushues te shumtë e sidomos në zonën e Brezovicës, por janë të mangëta hotelet në atë pjesë e sidomos ato të cilat përmbushin te gjitha kërkesat e turistëve. Në vazhdimësi në Kosovë e posaqërisht në Brezovicë po zhvillohet turizmi malorë, po ndërtohen villa, restaurante, hotele të cilat nuk është se kan një planifikim te mirëfilltë dhe nuk ofrojnë shërbimet e nevojshme për turistë. Ky studim është filluar duke u bazuar në analiza të gjendjes ekzistuese, duke parë se çfarë është e nevojshme në atë lokacion, a është i mjaftueshëm ai lokacion për ata banorë dhe a i ka ajo zonë të gjitha elementet për ndërtimin e një hoteli malor. Hapat e ndërmarrur për hulumtimin e këtij rasti ishin duke filluar nga shqyrtimi i literaturave të ndryshme lidhur me planifikimin e hoteleve, analizat e hoteleve në përgjithësi, pastaj analiza të lokacionit. Hulumotova poashtu për standardet që duhet të plotësojë hoteli i kesaj kategorie dhe në bazë të tyre arrita që ta planifikoj hotelin që më është dhënë në punimin e kësaj teme. Me përfundimin e kësaj teme unë arrita të bëjë një zgjedhje të një Hoteli jo siç jemi mësuar të kemi në Kosove, apo në qytete tjera, arrita të projektoj një hotel i cili do t’i përmbush kërkesat e turistëve dhe do të u lejoi atyrë të zhvillojnë ëe gjitha aktivitetet e tyre në një vend ku banimi dhe hapësirat e lira për ta të jenë në baraspeshë.Ky projekt ka për qëllim si pikë e pare përmbushjen e nevojës më kryesore te njeriut si krijesë,qe është strehimi, po ashtu edhe promovimin e arkitekturës së mirëfilltë dhe plotësimin e kërkesave të nevojshme bazuar në standarde si dhe në nevojat e përditshmërisë të faktorit njeri dhe jetës së tij në një mjedis malor.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.804
Recommended Citation
Ferati, Njomza, "Ndërtesë shoqërore - Hotel Malor (4-yje)" (2019). Theses and Dissertations. 933.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/933