Date of Award
Summer 6-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Lulzim Beqiri
Language
Albania
Abstract
Një ndër vështirësit e mëdha që kemi kaluar ne si popull në periudha të ndryshme historike, është edhe themelimi i shkollave të para shqipe, si dhe përpjekjet e shumta të zhvillimit të arsimit në trojet shqiptare...por, fakti që na gëzon, është pikërisht nisma e krijimit të formave të para të mësimit të organizuar në institucionet arsimore, e cila daton qysh nga koha e Ilirisë së lashtë! Pra, qysh nga ajo kohë interesimi dhe dëshira e madhe për arsimim, kanë bërë që sidomos gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, të ngriten shkolla dhe të zhvillohet arsimi në masë të madhe.
- Arsimimi është njëri ndër elementet me influencën më të madhe në zhvillimin e shoqërisë, e veçanarisht fëmijëve dhe të rinjëve, por, cilësia e tij është dhe do të mbetet sfidë për të gjitha brezat.
- Pikërisht, ne si arkitekt të së ardhmes, domosdoshmërisht, me forcat tona duhet të përpiqemi që dizajni dhe ambienti i objekteve shkollore në asnjë mënyrë, të mos jetë problematikë e zhvillimit të arsimit në vendin tonë, dhe jo vetëm.
- Ky punim, do të sjellë karakteristika të reja të cilat janë të integruara përbrenda një objekti shkollor, karakteristika këto të cilat padiskutim janë në harmoni me kërkesat dhe nevojat e mësimdhënësve dhe nxënësve.
- Me një dizajn modern, dallohet një qasje më ndryshe e projektimit të objekteve shkollore, gjithmonë duke qëndruar përbrenda standardeve dhe normave të implementimit të një dizajni të tillë.
- E veçanta e këtij punimi, është fillimisht tentativa për të sjellë një formë të re të konceptimit dhe formësimit të objekteve shkollore, duke vazhduar me zhvillimin e ideve dhe koncepteve bashkëkohore për këto objekte, dhe krejt në fund lidhshmërinë emocionale që një objekt mund të krijoj me lokacionin dhe psikologjinë e vrojtuesit, përmes dizajnit të tij.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.834
Recommended Citation
Ferati, Vlera, "SHKOLLË FILLORE" (2019). Theses and Dissertations. 949.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/949