Date of Award

Winter 12-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Xhevat Pllana

Language

Albanian

Abstract

Hyrja: Infarkti akut i miokardit është shkaku kryesor i sëmundshmërisë, vdekjes së parakohshme dhe paaftësisë. Infarkti akut i miokardit ka pasoja negative për shëndetin dhe ndikon në uljen e cilësisë së jetës te personat të cilët e kanë përjetuar.

Qëllimi i punimit ishte të vlerësohet ofrimi i kujdesit infermieror te pacientët pas Infarktit akut të miokardit.

Mostrën e hulumtimit e përbëjnë 61 pacient të cilët ishin në fazën e rehabilitimit pas Infarktit akut të miokardit në Spitalin e përgjithshëm në Pejë. Të dhënat janë mbledhur me instrumentin Satisfaksioni i pacientit me shkallën e kujdesit infermieror dhe janë analizuar me SPSS-23.

Mosha mesatare e pjesëmarrësve ishte 53.2±7.3 vjet. Ndërmjet pacientëve spitalor dhe ambulantor ekziston një dallim i rëndësishëm statistikor në kënaqshmërinë e tyre me kujdesin infermieror (p=0.031). Edhe ndërmjet pacientëve të gjinisë femërore dhe mashkullore ekziston një dallim i rëndësishëm statistikor (p=0.047).

Rezultatet e punimit kanë dhënë përgjigje në vlerësimin e kujdesit infermieror te pacientët pas Infarktit akut të miokardit rreth kënaqshmërisë së tyre sipas statusit spitalor dhe sipas gjinisë. Të dyja hipotezat janë aprovuar nga rezultatet e hulumtimit.

Përfundimi: Pacientët në fazën e mjekimit dhe rehabilitimit pas IAM kanë vlerësuar kujdesin e ofruar nga infermierët si shumë të kënaqshëm.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.93

Included in

Nursing Commons

Share

COinS