Date of Award
Fall 9-2014
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Lulzim Beqiri
Language
Albanian
Abstract
Studimet më të përparuara psikologjike e pedagogjike vërtetojnë se gjashtë vitet e para të jetës së fëmijës kanë ndikim të madh në formësimin e personalitetit të njeriut. Me synimin që zhvillimi i fëmijës deri në gjashtë vjeç të jetë sa më i suksesshëm, njerëzit e profesionit e të shkencës bëjnë përpjekje ta ndërgjegjësojnë shoqërinë për edukimin cilësor të fëmijëve parashkollorë.Taban i filozofisë së edukimit parashkollor është qëndrimi se edukimi është proces që nisë me jetën e fëmijës dhe vazhdon gjatë gjithë moshës parashkollore, duke vazhduar në periodat pasuese jetësore. Edukimi i fëmijëve të grup-moshës deri në tri vjeç dhe i grup-moshës deri në gjashtë vjeç konsiston në zhvillimin e aspektit shëndetësor e fizik, emocional- ndjenjor, mendor e social të tij. Filozofia “me fëmijën në qendër” mundëson krijimin e kushteve për zgjimin e mundësive dhe për zhvillimin e potencialeve individuale të fëmijëve në mënyrë aktive dhe manifestimin kreativ e maksimal të tyre. Nga kjo rezulton se edukimi parashkollor duhet t`u mundësojë fëmijëve shprehjen dhe zhvillimin aktiv të nevojave, interesave njohëse dhe të tjera, botës emocionale, aftësive të tyre, shkathtësive të ndryshme dhe shprehive të shëndosha.
DOI
10.33107/ubt-etd.2014.856
Recommended Citation
Rapuca, Alma, "NDËRTESË EDUKATIVE-BANIMORE: QERDHE & KOPËSHT PËR FËMIJË" (2014). Theses and Dissertations. 972.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/972