Date of Award
Winter 12-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Dafina Gexha
Language
Albanian
Abstract
Hyrje: Aborti përkufizohet si terminimi i parakohshëm i shtatzanisë, përpara se fetusi të jetë i aftë të mbijetojë në mënyrë indipendente para javës së 20-të të shtatzanisë. Ndërprerja e shtatzënisë pas 24 javësh e deri në javën e 37–të quhet lindje e parakohëshme.
Fetusi që lind para 24 javëve nuk jeton. Fëmiu i lindur para kohe, në qoftë se ka asisitencë mjekësore, zhvillohet dhe në qoftë se ai ka lindur me peshë 1000 gram dhe gjatësi 35 cm.
Aborti gjatë 14 javëve të para quhet i hershëm dhe pas kësaj jave quhet i vonshëm.
Qëllimi i këtij studimi është që të analizojme se si mungesa e njohurive rreth abortit ndikon në qëndrimin e femrave që janë pro ose kundër abortit.
Metodologjia: Hulumtimi është bërë me anë të një pyetësori anonim për të siguruar përgjigjie sa më transparente, dhe duke analizuar studimet e kryera më herët në lidhje me këtë qështje. Poashtu një pjesë e studimit është mbështetur në të dhënat publike dhe statistika në lidhje me abortin. Studimi është fokusuar në femra të moshës 20 deri 30 vjeç.
Rezultatet: 60.7% e femrave janë në nivelin e shkollimit të mesem, 23% janë në fakultet, 9.8% në fillore dhe me një perqindje akoma më të vogël 6.5% janë në master.67.2% të femrave bëjnë pjesë ato femra që informacionin në lidhje me abortin e kanë marrë nga rrjetet sociale, 54.1% e tyre informacionin për abortin e kanë marrë nga shkolla,44.3% e femrave nga shoqëria,41% nga familja dhe 3.3% nga informacione tjera. 60% e femrave janë përgjigjur që aborti duhet të jetë i ligjshëm, kurse 40% e tyre janë përgjigjur që aborti duhet të jetë i jashtëligjshëm.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.90
Recommended Citation
Berisha, Njomza, "NJOHURITË E FEMRAVE RRETH FAKTORËVE QË NDIKOJNË TEK ABORTET" (2019). Theses and Dissertations. 98.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/98