Title

UBT përuron Qendrën e Kompetencës Inovative

Streaming Media

Publication Date

6-22-2015

Abstract

Në UBT është bërë përurimi i Qendrës së Kompetencës Inovative për Modelim dhe Simulim, e cila u cilësua si një koncept i ri, që do të simulojë modele, me qëllim shpjegimin e problemeve dhe fenomeneve shoqërore

“UBT SIM” është themeluar si rezultat i një bashkëpunimi të përbashkët me Universitetin e Vjenës e Teknologjisë – Divizioni i Matematikës.

Presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka thënë se kjo qendër do të bashkëpunojë edhe me qendrën “UBT STATS”, e cila merret me mbledhjen, organizimin dhe publikimin e të dhënave statistikore.

“‘UBT SIM’ do të jetë simulimi i modeleve, vizualizimi, parashikimi dhe optimizimi i vendimmarrjes. Këto lloj kërkimesh do të çojnë në më shumë publikime. Krijimi i modeleve për shpjegimin e problemeve dhe fenomeneve që shohim sot në shoqëri, për shembull kujdesi shëndetësor”, theksoi Hajrizi.

Run time

2:14 minutes

Format

mp4

Share

COinS