Date of Award

Fall 11-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Xhelal Jashari

Language

Albanian

Abstract

Gjatë këtij punimi jemi fokusuar në shpjegimin e konceptit të shërbimeve të web-it, rëndësisë së tyre si dhe mënyrën e implementimit në teknologji të ndryshme. Krahas shpjegimit të këtyre koncepteve, kemi analizuar dy lloje të web shërbimeve në pika të ngjashme dhe të njëjtat janë implementuar në aplikacione reale që shërben për menaxhimin e procesit të dhënies me qira të makinave “Rental Car Management System – Deluxe Car”. Pas zhvillimit të tri projekteve në teknologji të ndryshme, dhe realizimit të komunikimit të tyre duke u bazuar edhe në temën e diskutimit të këtij punimi që ishin vetë web shërbimet, saktësisht SOAP dhe REST, ne arritëm në disa rezultate dhe qëndrime të cilat janë krijuar gjatë hulumtimit dhe implementimit të dy shërbimeve në këto projekte. Pikat në të cilat këto shërbime krahasohen janë: Mënyra e implementimit, Siguria dhe Shpejtësia. Paralelisht me krijimin e këtyre aplikacioneve jemi fokusuar në dokumentimin e hapave të krijimit të tyre. Si rezultat të këtij punimi, kemi një web aplikacion, një website, dhe një android aplikacion, ku komunikimi ndërmjet tyre realizohet me ndihmën e web shërbimeve REST dhe SOAP.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1558

Share

COinS