Date of Award
Winter 11-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Mechatronics, System Engineering and Robotics
First Advisor
Valmir Hoxha
Language
Albanian
Abstract
Gjate punimit në vazhdim do të flitet për hapjen e derës në mënyrë automatike përmes smartphone android, që nënkupton kur një person prek zilen atëherë në pajisjen mobile telefon me sistem operativ android do të na shfaqet ai person dhe përmes telefonit do të vendosim nëse do të hapim derën ose jo. Gjate pjesës së parë të këtij punimi do të paraqitet aspekti teorik duke përfshirë gjuhët programuese Java, Python, karakteristikat dhe zhvillimet e këtyre gjuhëve, pastaj do të shtjellohet edhe arkitektura funksioni i sistemit operativ android që përdoret në telefon dhe funksioni e karakteristikat e një mini kompjuteri të quajtur Raspberry Pi.
Në pjesën e dytën do të flasim për realizimin praktik të këtij projekti. Projekti ndahet ne disa pjese kryesore si qarku elektronik që është përdorur, përdorimi i gjuhës programuese Java që përdorët për krijuar programe ne Android ose me konkretisht krijimin e aplikacionit te nevojshëm që ky projekt të funksionoj, si dhe programimi ne Raspberry Pi përmes gjuhës programuese Python, lidhja e kamerës me Raspberry Pi dhe algoritmi. Pjesa e fundit paraqet konkluzionet e nxjerra nga ky punim dhe problemet që janë paraqitur gjatë realizimit të temës.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.200
Recommended Citation
Hasaj, Albin, "HAPJA DERËS NË MËNYRË AUTOMATIKE PËRMES SMARTPHONE ANDROID" (2017). Theses and Dissertations. 216.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/216