Date of Award
Spring 3-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Zhilbert Tafa
Language
Albanian
Abstract
Teknologjia informatike dita ditës po zhvillohet në mënyrë rapide.
Në vitet e 1990-ta rrjetet telekomunikuese në botë filluan digjitalizimin e plotë masovik. Ditëve të sotme inovacionet në domenin e komunikimeve satelitore, në telefoni pa tela dhe në komunikimin wireless me komutim paketi, kanë zvogëluar në masë të madhe koston e komunikimeve.
Në fillim rrjetat pa tela ishin privilegj për personat të cilët qëndronin mirë ekonomikisht, kurse sot ato janë nevojë e përditshme i të gjithë personave që posedojnë pajisje mobile qoftë atyre të prehrit, xhepit apo dorës. Pra, nevoja e informimit kudo dhe në çdo kohë ka bërë që njerëzit sot të jenë shumë më të informuar se sa pak vite më parë.
Megjithëse komunikimi pa tela është tashmë pjesë e pashmangshme e infrastrukturës rrjetëzuese (dhe Internetit), sot në treg kemi një spektër të gjërë teknologjish. Thjeshtë, nuk ekziston asnjë teknologji pa tela e cila do të mund ti plotësonte nevojat univerzale. Ndërsa, nevojat janë nga më të ndryshmet, sikur: mbulueshmëria, shpejtësia e komunikimit, dimenzionet fizike të pajisjeve (për arsye të mobilitetit), shpenzimi i energjisë së pajisjeve komunikuese etj. Andaj, në këtë punim janë paraqitur të gjitha aspektet e lartëpërmendura dhe, teknologjitë përkatëse janë klasifikuar sipas kërkesave të përdoruesit. Duke qenë se karaktersitikat e shtresës fizike dhe asaj të linkut definojnë performancat e teknologjisë në funkcion të metrikës së përmendur, punimi në një masë të madhe prezanton faktorët kyç të modulimit dhe kodimit, të brezeve të frekuencave, të kakteristikave të transceiverave, të metodave të qasjes në link dhe të multipleksimit.
Rezultatet e kësaj analize japin klasifikimin e qartë të rrjeteve wireless në pikëpamje të pikës së aplikimit varësisht nga karakteristikat inxhinierike të teknologjive përkatëse
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.1577
Recommended Citation
Haliti, Labinot, "SHTRESA FIZIKE DHE SHTRESA E LINKUT NË TEKNOLOGJITË AKTUALE TË QASJEVE PA TELA" (2017). Theses and Dissertations. 1332.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1332