Date of Award

Spring 3-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Management (MM)

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Ylber Limani

Language

Albanian

Abstract

Ky punim i Diplomës, Master, hulumton sfidat e arsimit profesional bujqësor në Kosovë, të arriturat dhe të metat e këtij sektori. Shkollimi profesional në Kosovë nuk është mirë i vlerësuar nga shumica e pjesëtarëve siҫ janë organet kompetente si MASHT-i, po ashtu as nga vet qytetarët, si dhe nga ndërmarrësit. Ekzistojnë evidenca që tregojnë se qeveria në Kosovë nuk ofron kushte, as nuk i nxitë të rinjët që të ju drejtohen shkollave të mesme profesionale, në mënyrë që të krijohen mundësi të reja dhe vende të përshtashme të punës për profesionin e tyre dhe të orientohen më lehtë në karrierë dhe jetë në përgjithësi. Në këtë hulumtim janë shtjelluar kushtet dhe mundësitë që ofrojnë shkollat e mesme bujqësore në Kosovë. Fokus i veҫantë u është dhënë shkollave në rajonin e Prishtinës, Ferizajit dhe Vushtrrisë meqenëse është konstatuar se kanë numër të konsiderueshëm të studentëve. Hulumtimi në aspektin gjeografik kufizohet në Kosovë, kurse në aspektin kohorë analizon procesin e mësimit në shkollat e lartëpërmendura që nga themelimi i tyre deri në këtë kohë. Në bazuar në faktorët e ndryshëm të studiuar, janë dhënë edhe skenarët e ndryshëm potencial për të ardhmen. Në hulumtim është bërë një krahasim i këtyre 3

shkollave , duke u bazuar në statistikat ekzistuese, nga anketa e bërë përmes pyetësorëve. Nga rezultatet e fituara, është argumentuar gjendja faktike , që në esencë është validuar hipoteza bazë e këtij hulumtimi që tregn gjendja në aspektin e shkollimit profesional në degën e Bujqësisë është në një gjendje të rëndë Rezulteti përfundimtar nga ky punim diplome jep një perceptim më të arsyeshëm në drejtim të gjetjen së një zgjidhjejej më të qëndrueshme. Këtë mund të e konsiderojmë edhe si përshpejtim të dijës në fushën e Bujqësisë dhe mjet që do të ndihmojë profesionistët dhe politikëbërësit nga kjo fushë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.2767

Included in

Business Commons

Share

COinS