Date of Award

Spring 4-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Management (MM)

Department

Management, Business and Economics

Language

Albanian

Abstract

Inovacioni teknologjik në sektorin financiar është kthyer në një faktor kyç për zhvillimin e ekonomive dhe garantimin e konkurrencës globale.

Bota është futur në ekonominë e dijes dhe të përparimit teknologjik, andaj korrelacioni i inovacioneve teknologjik me sektorin financiar si ne shumë sektorë tjera është kthyer në domosdoshmëri.

Prej shumë vitesh fokusi është drejtuar tek të rinjtë, të cilët nëpërmjet projekteve start-up mund të kthejnë idetë e tyre të reja në vlerë të shtuar për ekonominë e vendeve përkatëse. Sikur në çdo vend me ekonomi në zhvillim, ashtu edhe në Kosovë, ky korrelacion po kthehet në kryefjalë të projekteve të ndryshme zhvillimore.

Inovacioni teknologjik nuk është vetëm inovacion i produkteve të reja, por mund të jetë edhe një metodë e re pune apo prodhimi. Një inovacion mund të kthehet në inovacion teknologjik, por ndonjëherë duhet shumë kohë që ajo të quhet inovacion teknologjik.

Fatmirësisht, në Kosovë kemi një përqindje të madhe të të rinjve të cilët janë shumë të zgjuar dhe të etur për të ecur me kohën, sikur vendet e tjera të zhvilluara.

Pavarësisht se ekzistojnë shumë shkolla të ndryshme që ofrojnë mësimdhënie nga më të ndryshmet sa i përket teknologjisë, në Kosovë duhet të hapen edhe më shumë shkolla të tilla në mënyrë që këta të rinj të kenë mundësinë të avancohen më shumë dhe të tregojnë aftësitë e tyre për inovacione të reja apo inovacione teknologjike.

Më poshtë, është bërë një hulumtim i cili është i natyrës horizontale, që përqendrohet në sistemin financiar kryesisht bankar dhe lehtësirat që sjell inovacioni teknologjik. Ky punim përbën një udhërrëfyes se sistemet bankare mund të zhvillojnë dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre konkurruese, të zhvillojnë inovacionin e produkteve dhe shërbimeve, duke nxitur rritjen afatgjate të qëndrueshme në tregjet ndërkombëtare dhe krijimin e kushteve për thithjen e investimeve të huaja

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.2770

Included in

Business Commons

Share

COinS