Date of Award
Fall 11-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Law
First Advisor
Lavdim Krasniqi
Language
Albanian
Abstract
Ky punim ofronë një qasje shumë të mirë në lidhje me trajtimin e fenomenit për trafikimin me qenie njerëzore.Gjatë studimit të këtij fenomeni dhe analizës së rasteve të paraqitura në këtë punim shihët qartë se fenomeni i trafikimit me njerëz thuajse është një prej sfidave kryesore që qëndron sot e thuajse gati plot dy dekada para shoqërisë kosovare dhe vet shtetit të Kosovës.
Trafikimi me qenie njerëzore në të gjitha vendet e botës është i ndaluar,edhe Kodi Penal, i Kosovës trafikimin me qenie të njerëzore e inkriminon si vepër penale.
Trafikimi me qenie njerëzre konsiderohët si një nga veprat me një rrezikshmëri të lartë për shoqerinë,si dhe me pasoja të rënda për individin ndoshta dhe të pakthyeshme,shkelje e rëndë e të drejtve dhe lirive themelore të njeriut qe ka shkatërruar dhe po shkatërron jetën e qindra e mijëra njerëzve pa dallim kombi,race,feje,gjinie e moshe duke i shëndrruar në skllevër seksi dhe punëve shumë të rënda dhe të detyrueshme.
Edhe pse ligjet në Kosovë e në vecanti ligji Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore janë te përafërta me legjislacionin ndërkombëtar,korrupsioni thuajse në të gjitha institucionet e Kosovës sidomos në sistemin e drejtësisë nuk lejon qe kryerësit e këtyre veprave të rënda penale të goditën dhe denohën në mënyrë efektive,prandaj ende tolerohët që krimi i organizuar dhe trafikimi me qënie njerëzore të ngadalsojë për shumë vite shumë procese në të mirën e Kosovës dhe qytetarëve të saj,ne vecanti të rinjëve tëcilët janë më të izoluarit në rajon dhe më gjerë.
Prandaj është nevojë urgjente dhe koha e fundit që kryerësit e këtyre veprave të rënda penale që rëndë shkelin të drejtat dhe liritë e njeriut,që ndaj tyre të udhëhiqet një masë më agresive për parandalimin dhe hetimin nga zbatuesit e ligjit dhe organet e drejtësisënë dhënien e dënimeve më të rënda.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.362
Recommended Citation
Hashani, Sadije, "TRAFIKIMI I QENIEVE NJERËZORE NË KOSOVË" (2017). Theses and Dissertations. 379.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/379