Date of Award
Winter 1-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Lulzim Beqiri
Language
Albanian
Abstract
Ky punim i diplomës është një përmbyllje e studimeve themelore në Kolegjin për Biznes dhe Teknologji, departamenti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor.
Arsyja e zgjedhjes së Temës nga lënda Projektimi i objekteve të banimit individual – shtëpi villë , ishte për arsye të ndrrimit dhe krijimit të një koncepti të ri për shtëpitë individuale në vendet periferike dhe përshtatjen e tyre me natyrën që e rrethon dhe objektet rreth saj.
Natyra është streha e parë për njeriun, shpellat ishin ‘’shtëpitë’’ e para ku njerëzit e asaj kohe gjenin strehimin dhe ngrohtësinë gjithashtu mbroheshin nga rreziqet natyrore apo nga kafshët e egra.
Ndërtimet e para ishin kasollat nga fiset nomade, kjo periudhe edhe mirret si fillimi i ndërtimit dhe krijimit të shtëpive sepse strehimet kalimtare të përkohëshme natyrore nuk konsideroheshin të jenë stabile dhe të sigurta.
Shtëpia në kuptimin objektiv është një strehë, një strukturë apo ndërtesë e cila kryesisht shërben për banim, ajo përdoret për banim të përkohshëm apo përhershëm nga një individ, familje apo tërësi familjesh.Shtëpia zakonisht duhet të ofroj kushte për qëndrim, fjetje, nevoja personale, higjienike, përgaditje të ushqimit.
Njësia shoqërore që jeton mbrenda një shtëpie quhet ‘’familje’’.
Nëpërmjet kësaj teme jam munduar që të ofroj ambient të përshtatshëm për qdo familje standarde, dhe që përmbush të gjitha kushtet për kryerjen e funksioneve mbrenda shtëpisë, gjithashtu të sjell ngrohtësi, kursim të energjisë dhe të ketë ndotje sa më të vogël të ambientit, jetesa të jetë më e lehtë përmes funksionit, lidhjes me natyrën dhe përmes pjesë rekreative.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.537
Recommended Citation
Haxhaj, Artur, "PROJEKTIMI I NDËRTESAVE TË BANIMIT INDIVIDUAL - VILA" (2017). Theses and Dissertations. 555.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/555