Date of Award

Winter 12-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Kujtim Elezi

Language

Albanian

Abstract

“The mission of an architect is to help people understand how to make life more beautiful, the world a better one for living in, and to give reason, rhyme, and meaning to life.” Të krijosh do të thotë të vendosësh diçka në kohë dhe hapësirë, diçka të re e cila padyshim se do të ketë impakt në botë, e këtu dallon krijimi tek impakti ose ndikimi të cilin mund t’a ketë në kohë dhe hapësirë. Ndikimi që arkitektura ka në jetën e njerëzve në hapësirën në të cilën ata jetojnë dhe veprojnë është shumë i madh. Përveç ndikimit vizual e funksional ky ndikim bartet edhe në pjesën më të rëndësishme atë humane, mendorë dhe psikologjike. Zhvillimi i objekteve të cilat qëllim kryesor e kanë ikjen nga jeta e përditshme, zhvillimin e jetesës në një lokacion larg nga struktura e qyteteve, një oaze gjelbërimi vend të aventurave utopike, është padyshim një sfidë mirëpo kjo është çka njeriu i sotëm i shekullit 21 ka nevojë e sidomos fëmijët të cilët rriten në një ambient të zymtë, të diktuar se ku do të shkojnë, si të lëvizin, si të vishen, si të jetojnë. Ky projekt ka për qëllim krijimin e sa më shumë hapësirave të cilat e zhvillojnë imagjinatën e fëmijëve dhe relaksojn menjen e nje te rrituri të lodhur nga obligimet e përditëshmërisë duke e mundësuar eksplorimin e natyrës nga vet ata. Pasi që lokacioni është një ndër vendet e pa këta të cilat kanë atribute për zhvillim të ngjashëm ne kemi menduar se edhe zhvillimi i këtij projekti nuk do të shkatërronte lokacionin, sa më shumë do të ruante atë si gjatë ndërtimit ashtu edhe gjatë jetës së objektit. Ky lokacion do të jetë edhe revitalizim i funksioneve të mëhershme duke e kthyer në jetë një periudhë për të cilën banorët e mëhershëm kanë nostalgji.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.683

Included in

Architecture Commons

Share

COinS