Date of Award
Fall 9-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ermal Lubishtani
Language
Albanian
Abstract
Ky dokument analize i cili është zhvilluar në kuadër të punimit të diplomës, në Fakultetin për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, të universitetit UBT, do ta elaborojë ndikimin e turizmit si kategori ekonomike dhe burim potencial për zhvillim lokal socio-ekonomik dhe kulturor të komunës së Prizrenit,duke e zabtuar në një metodologji tri dimensionale të analizimit të gjendjes së përgjithshme aktuale në sektorin e zhvillimit ekonomik, rëndësinë e turizmit si kategori e rëndësishme ekonomike, dhe si ndikon turizmi si burim potencial për zhvillim ekonomik dhe në sektorët e ndryshëm në Kosovë, me theks të veqant në komunën e Prizrenit.
Qëllimi i kësaj ndërmarrje është që të dëshmohet se sektori i turizmit mund të shndërrohet në një promotor të zhvillimit socio-ekonomik dhe kulturor në komunën e Prizrenit, duke e siguruar një zhvillim të qëndrueshëm, gjenerim të vendeve të reja të punës dhe mirëqenie më të lartë për të gjithë qytetarët e tij.
Të gjeturat nga këto proceset analitike dëshmojnë që komuna e Prizrenit ka parakushte, si dhe potencial njerëzorë dhe material për ta zhvilluar turizmin, në një sektor profitabil, i cili do ta fuqizojë zhvillimin ekonomik, hapë vende të reja pune dhe përmirësojë dukshëm standardin jetësor të qytetarëve të komunës së Prizrenit, dhe jo vetëm.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.1786
Recommended Citation
Karabaxhaku, Dua, "TURIZMI SI BURIM POTENCIAL PËR ZHVILLIM LOKAL EKONOMIK NË KOMUNËN E PRIZRENIT" (2018). Theses and Dissertations. 1605.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1605