Date of Award

Winter 1-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Art and Digital Media

First Advisor

Ferid Selimi

Language

Albanian

Abstract

Me përhapjen e platformave të ndryshme të mediave, komunikimi tradicional publik ka pësuar ndryshime. Komunikimi tradicional ishte mjeti i vetëm i komunikimit në mes të gazetarëve, politikanëve si dhe grupeve të ndryshme të interesit. Forma më e mirë e komunikimit të politikanëve apo personave të lidhur me politikë është komunikimi direkt ndërmjet mediave. Me rritje dhe zgjerim të mediave publike u shtuan edhe konflikte ndërmjet marrëdhënieve publike, kryesisht e marrëdhënieve politike. Një pjesë e popullit mendon se mediat ndikojnë negativisht në forminin e një shteti në cilësinë e demokracisë, ngase me anë të mediave, e sidomos mediave sociale njerëzit lehtë mund të manipulohen duke përcjellë lajme dhe raporte të ndryshme që nuk kanë për bazë informacione të sakta. Kurse pjesa tjetër është përkrahës i mediave sepse me anë të mediave njerëzit mund të vetëdijesohen për gjendjen politike të shtetit, si dhe mund të përcjellin hapat politike në mënyrë të drejtpërdrejtë nga goja e parë. Ky studim përqëndrohet në rolin e mediave në politikë, veçanërisht në rolin e saj në zgjedhjet parlamentare të Kosovës. Në studim analizohen mjetet mediatike që ndikojnë në politikë, shkrimet e autorëve të ndryshëm si dhe raste konkrete të komunikimit politik.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.690

Share

COinS