Date of Award

Spring 4-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Management (MM)

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Nehat Ramadani

Language

Albanian

Abstract

Me kujdesin shëndetësor nënkuptohet çdo tip shërbimi që ofrohet nga specialistët ose paraspecialistët me një impakt në statusin shëndetësor. Përkufizim plotësues: Mallra dhe shërbime që përdoren si inpute për të prodhuar shëndet. Në disa analiza, është koha dhe njohuritë e përdorura për të ruajtur dhe promovuar kujdesin shëndetësor, plus inputeve të kujdesit shëndetësor konvencional Instuticioni përgjegjës jane: Spitalet,farmaci etj. Nga tradita e Republikës Federale socialiste e Jugosllavisë, në Kosovë, si dhe në të gjithë rajonin deri tani ka një masë të madhe të medikalizimit dhe një tendencë të fortë të hospitalizimit. Meqenëse një pjesë e madhe e problemeve shëndetësore janë për tu zgjidhur në fushën e parë të përkujdesjes, përkujdesja ambulante jospitalore ofron përparësi të shumta efikase dhe shpenzimi. Qysh prej fundit të konfliktit të armatosur, shëndetësia në provincën e Jugosllavisë së dikurshme, Kosova lufton me probleme të mëdha. Nga diskriminimi për vite me radhë në përkujdesjen shëndetësore të dominuar nga serbët, mjekëve kosovarë shqiptarë u ka munguar përvoja profesionale praktike, përdorimi i metodave të reja të trajtimit e në përgjithësi dijet sipas standardeve ndërkombëtare. Pas një dekade pa investime, mirëmbajtje dhe rinovime, infrastruktura ishte vjetëruar dhe konsumuar thellësisht. Sigurisht që shëndetësia luan një rol të pasrenditur dhe qeveria madje vitin e kaluar i drejtoi pjesët e buxhetit të shëndetësisë nga fusha të tjera. Meqenëse ndërkohë shumë organizata ndërkombëtare dhe investitorë janë tërhequr ose nga Kosova, ose nga sektori i shëndetësisë, ekziston rreziku që me buxhetin e vogël lokal të shkaktohet një nënpërkujdesje e qëndrueshme me pasoja të mundshme sociale. Kjo nuk ndodh vetëm sepse të ardhurat publike do të qëndrojnë perspektivisht të ulëta dhe fiskale është më se e kufizuar, në fund të fundit Kosovës në vitin 2006 i duhej të mblidhte edhe 12 milionë euro nga të ardhurat e ndihmave sociale. Kosova pas luftës së vitit 1999 ka përparuar dukshëm në zhvillimin e shërbimeve shëndetësore. Shumë objekte shëndetësore janë ndërtuar/rinovuar, është plotësuar me personel shëndetësor dhe kryesisht është rritur numri i të sëmurëve që janë duke përfituar nga institucionet shëndetësore. Punimi është i shënjestruar në drejtim të produkteve shëndetësore në vendin tonë dhe zhvillimin e tyre në sektorin privat dhe atë publik.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.2780

Included in

Business Commons

Share

COinS