Date of Award

Fall 10-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

First Advisor

Muhamet Ahmeti

Language

Albanian

Abstract

Pasi që gjendja aktuale në fushën e menaxhimit dhe organizimit nuk është në nivelin e duhur dhe aksidentet në fushën e ndërtimtarisë vazhdojnë të rriten si dhe kemi mungesë të hulumtimit nga kjo fushë në Kosovë. Qëllimi kryesor i këtij studimi është që në një të ardhme të afërt të kontriboj në këtë degë të ndërtimtarisë, pasi në Kosovë ende një numër i madh i njerëzve nuk e kanë kuptuar rëndësinë e menaxhimit dhe organizimit në hapësira ku punohet, e cila lidhet në mënyrë direkte me sigurinë e jetës së njeriut. Duhet të kuptohet që në çdo kompani ndërtimore, primare është siguria dhe cilësia në punë, për të ardhur deri te suksesi i saj. Suksesi i një projekti arrihet nëse ai projekt ka përfunduar pa asnjë aksident, kohëzgjatja e punëve realizohet sipas planit dinamik që është paraparë dhe në fund të sjell një cilësi të dëshirueshme në tregun e ndërtimit.

Këtu është bërë përmbledhja nga literatura të ndryshme, analiza e disa punishteve egzistuese, si dhe intervistat me profesionist të fushës. Në fund janë dhënë rekomandime për elementet përbërëse të punishtes sipas rregullave dhe standardeve. Organizimi i punishtes së bashku me punët përgaditore përcaktojnë pergjegjësitë adekuate për çdo punëtorë, pozicionimin e makinave dhe rrugëve të përkohshme për lëvizje të lirshme të makinave, vendosja e objekteve të përkohshme për gjithë stafin e projektit, vendosja e materialit dhe deponive të materialit në pozicione të caktuara, siguria për mbrojtje personale dhe gjithë punishtes në tërësi.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.423

Included in

Engineering Commons

Share

COinS