Date of Award

Summer 8-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Science in Management (MSM)

Department

Management, Business and Economics

Language

Albanian

Abstract

Ndryshimet / luhatjet pozitive apo negative të normave të interesit si dhe ndërlidhja e tyre me konsumin dhe në përgjithësi me mirëqenien e ekonomive familjare është një temë mjaft aktuale si dhe po aq e rëndësishme për ekonominë e një vendi të cilat kanë një ndikim të drejtëpërdrejtë në zhvillimin e saj. Meqë sistemi financiar i një shteti përfshin bankat e saj, tregjet e letrave me vlerë, pensionet dhe fondet e përbashkëta, siguruesit, infrastrukturat e tregut dhe banka qëndrore, si dhe autoritetet e saj rregullatore dhe mbikëqyrëse, duhet të theksohet se këto institucione dhe tregje sigurojnë një kuadër për kryerjen e transaksioneve ekonomike dhe të politikës monetare dhe ndihmojnë kursimet e kanaleve në investime, duke mbështetur kështu rritjen ekonomike.

Sa i përket rastit të Kosovës, aktualisht, sektori bankar së bashku me shpenzimet qeveritare, janë të vetmet burime të injektimit të parave në ekonominë e Kosovës. Megjithatë, industria bankare mbanë pozitë dominuese brenda sistemit financiar, veqanërisht në kreditimin e bizneseve dhe jetës ekonomike të njerëzve, që është i vetmi indikatorë i rritjes ekonomike dhe zvoglimit të papunësisë. Pavarësisht nga zhvillimi i vazhdueshëm që ka pasur industria bankare në Kosovë viteve të fundit, ky sektor ka vazhduar të bëjë uljen e normave të interesit në kredi, gjë e cila ka ndikuar që kostoja e një qytetari të Republikës së Kosovës që të marrë kredi të jetë më e vogël. Kjo mund të konsiderohet një fakt që industria bankare po tregon përkushtim dhe rol të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë përmes procesit të kredidhënies tek qytetarët.

Analiza e pjesës hulumtuese është bërë duke kombinuar metodën kualitative që konsiston në mbledhjen e të dhënave teorike kryesisht tek shqyrtimi i literaturës dhe ajo kuantitative statistikore që konsiston në analizimin dhe gjenerimin e informatave numerike/statistikore të cilat janë prezentuar tek kapitulli i prezentimit dhe analizës së rezultateve (V). Poashtu është përdorur metoda krahasimore mes dy shteteve ku janë krahasuar lëvizjet e normave të interesit në kredi dhe depozita në Kosovë dhe në Shqipëri.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.2782

Included in

Business Commons

Share

COinS