Date of Award

Summer 8-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Leonita Braha

Language

Albanian

Abstract

Përmes kontributit të tyre në krijimin e vlerës së shtuar dhe vendeve të reja pune, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe social të një vendi. Megjithatë, këto ndërmarrje përballen me pengesa të shumta që kufizojnë performancën, rritjen dhe zhvillimin e tyre. Ndër vështirësitë me të cilat përballen NVM-të, qasja në financa është raportuar shpesh si një pengesë e madhe për vendosjen dhe zgjerimin e aktivitetit të tyre. Qasja në financa është vendimtare për ndarjen efikase të resurseve financiare dhe zhvillimit të ndërmarrësisë, gjë që shpjegon interesimin e lartë për këtë temë si nga literatura akademike ashtu dhe nga politikëbërësit.

Ky punim ka për qëllim të nxjerrë në pah vështirësitë e hasura nga NVM-të në sigurimin e burimeve të financimit, duke theksuar dallimet midis vendeve dhe gjithashtu mes NVM-ve dhe ndërmarrjet e mëdha. Njohja e vështirësive në financimin e NVM-ve është thelbësore për hartuesit e politikave, në mënyrë për të hartuar dhe zbatuar masat e duhura, të cilat do të ndihmojnë për të përmirësuar qasjen në financim për këto ndërmarrje.

Metodologjia hulumtuese e përdorur në këtë dokument fillon me një shqyrtim të literaturës në mënyrë që të nxjerrë në pah rëndësinë e subjektit të adresuar në hulumtimin tonë.

Analiza e kryer në këtë punim është e bazuar në të dhënat dhe statistikat e ofruara kryesisht nga anketat e Bankës Botërore, Banka Qendrore e Kosovës(BQK) dhe UBT Stats si nga studimet empirike të caktuara siç është Instituti “Riinvest” në bashkëpunim me Fondacionin e Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).

Bazuar në metodologjinë e përdorur, ky punim shtjellon vështirësitë në financimin e NVM-ve dhe rëndësinë vendimtare të autoriteteve publike në lidhje me zbutjen e këtyre vështirësive, veçanërisht me miratimin e masave të fokusuara në rritjen e zhvillimit financiar, të cilat do të sigurojnë disponueshmërinë më të madhe të financimit për bizneset dhe kështu rritje ekonomike. Disponueshmëria e kufizuar dhe madje edhe mungesa e të dhënave statistikore lidhur me situatën e financimit të NVM nga vende të ndryshme, duke pzërfshirë edhe Kosovën, imponojnë kufizime të caktuara të kërkimeve në këtë fushë.

Nuk ka asnjë dyshim se qasja në financa është me rëndësi jetike për rritjen e vazhdueshme dhe të qëndrueshme si dhe për profitabilitetin e sektorit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) përmes rolit të saj në lehtësimin e krijimit të bizneseve të reja dhe integrimin e procesit e inovacionit, si dhe promovimin e rritjes dhe zhvillimin e bizneseve ekzistuese, të cilat nga ana tjetër, nxisin rritjen ekonomike kombëtare.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.1773

Included in

Business Commons

Share

COinS