NJOHURITË DHE QËNDRIMET E TË RINJËVE PËR INFEKSIONET SEKSUALISHT TË TRANSMETUESHME

Session

Medicine and Nursing

Description

Hyrje - Infeksionet seksualisht të transmetueshme definohen si infeksione që kalojnë nga një person tek tjetri gjatë një akti seksual. Në të gjithë botën shumica e adultëve sëmuren nga së paku një sëmundje seksualisht të transmetueshme dhe shumë prej tyre mund të kenë komplikime. Llogaritet se brenda ditës në botë infeksionet seksualisht të transmetueshme infektojnë një milion persona.

Qëllimi - Identifikimi i njohurive dhe qëndrimeve fillimisht e pastaj edhe i nevojave për përmirësimin e informimit duke matur ose vlerësuar pikëpamjet e të rinjve në aspekte të ndryshme për infeksionet seksualisht të transmetueshme.

Metodologjia – Studimi është bërë në mësin e të rinjve të Ferizajt dhe ka përfshirë 253 nxënës të shkollave të mesme në Ferizaj, në vitin 2020. Për këtë hulumtim është përdorur pyetësori për matjen e njohurive dhe qëndrimet qe kanë të rinjtë për infeksionet seksualisht të transmetueshme. Ky pyetesor përmban 20 pyetje që matin njohuritë dhe qëndrimet e nxënësve për infeksionet seksualisht të transmetueshme dhe 3 pyetje me të dhënat demografike.

Rezultatet - Rezultatet e studimit kanë dhënë përgjigje në pyetjen kërkimore si “a kanë njohuri të rinjtë për infeksionet seksualisht të transmetueshme”. Një numër i konsiderueshëm i tyre, pak më shumë se gjysma ( 55.3%) është shprehur se kanë mjaftueshëm informata, më pak informata kanë 41.5% kurse nuk kanë aspak informata 3.2%.

Konkluzione - Nga rezultatet e arritura të këtij hulumtimi, është gjetur se të rinjtë, pjesa më e madhe e tyre, kanë informacione për infeksionet seksualisht të transmetueshme. Ata në shumicë deklarohen se do të donin që në shkollë të mësonin më shumë për infeksionet seksualisht të transmetueshme.

Keywords:

Infeksionet seksualisht të transmetueshme, njohuritë, qëndrimet, të rinjtë

Proceedings Editor

Edmond Hajrizi

ISBN

978-9951-550-47-5

Location

UBT Kampus, Lipjan

Start Date

30-10-2021 12:00 AM

End Date

30-10-2021 12:00 AM

DOI

10.33107/ubt-ic.2021.174

This document is currently not available here.

Share

COinS
 
Oct 30th, 12:00 AM Oct 30th, 12:00 AM