Date of Award

Summer 6-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Food Science

First Advisor

Dr.sc.Hyrije Koraqi

Language

Albanian

Abstract

Sot, ambalazhimi i ushqimit është pranuar si një strategji për rritjen e konkurrencës së produkteve ushqimore nga ekspertët. Ambalazhimi i ushqimit është mbyllja e ushqimit për ta mbrojtur atë nga dëmtimi, ndotja, prishja, dëmtuesit, gjatë transportit, magazinimit dhe shitjes me pakicë. Zhvillimi i materialeve të ambalazhimit tregon zhvillimin paralel me teknologjinë. Sidomos rritja e numrit të të punësuarve, veqanërisht rritja e punësimit të femërave gjithnjë e më shumë e rriti kërkesën për ushqim të gatshëm. Rritja e kërkesës për ushqim të përgatitur lehtësisht solli teknologjinë e re të ambalazhimit dhe funksionimi i ambalazhimit është rritur. Prodhimi i ambalazheve për konfeksionimin e produkteve ushqimorë, po i nënshtrohet presioneve të vazhdueshme të ekologjistëve sikurse dhe legjislacionit të ri, në funksion të higjienës dhe mjedisit. Nisur nga problemet e mbrojtjes së mjedisit, kursimin e burimeve natyrore dhe energjetike sikurse dhe për kushtet e veçanta që kërkohen për ambalazhimin, magazinimin e transportin e produkteve ushqimore, ekziston sot një shumëllojshmëri ambalazhesh të produkteve në qelq, letër, plastikë, tekstil, dru dhe metal. Vlerësimi i këtij problemi, ka çuar në arritjet e sotme të industrisë për prodhimin e ambalazheve tepër të sofistikuar, higjienikë dhe tërheqës për konsumatorët. Konkurrenca dhe standardet e kërkuara të ambalazheve, e bëjnë tepër të vështirë përzgjedhjen e tyre në përputhje me specifikat e produkteve të ndryshme industriale e ushqimore. Qëllimi i këtij hulumtimi do të jetë drejtuar nga rëndësia e ambalazhimit, gjendja e ambalazhimit në Kosovë. Përkundër rëndësisë së paketimit të industrive ushqimore, ajo është mjaft anonime dhe është lënë pas dore disi në përpjekjet e kërkimit të marketingut në Kosovë. Qëllimi i këtij studimi ishte të shqyrtojë lidhjen midis ambalazhimit dhe sjelljes së konsumatorëve të produkteve ushqimore në Kosovës si dhe në qëllimin e hulumtimit duhet të zbulohet se sa janë të informuar qytetaret per ambalazhimin dhe se sa rëndesi ka ambalazhimi. Të gjitha analizat statistikore janë punuar duke përdorur programi MS Excel.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.7

Included in

Food Science Commons

Share

COinS