Date of Award
Fall 9-2020
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Emine Devolli Disha
Language
Albanian
Abstract
Kanceri i qafës së mitrës është një lloj kanceri që ndodh në qelizat e qafës së mitrës - pjesa e poshtme e mitrës që lidhet me vaginën.
Qëllimi i këtij studimi është vlersimi i njohurive të femrave rreth shfaqjës së kancerit të qafës së mitrës në rajonin e Prishtinës. Në hulumtimin e realizuar janë anketuar 100 femra nga rajoni i Prishtinës tek të cilat janë vlersuar njohuritë e tyre rreth shfaqjës së kancerit të qafës së mitrës, bazuar në rezultatet shohim se në pytjen a keni dëgjuar për kancerin e qafës së mitrës ,56 % e të anketuarave kanë dëgjuar për kancerin e qafës së mitrës. Ndërsa sa i përket pytjes tjetër , a mendoni se partneri mund të jetë faktor rreziku për kancerin e qafës së mitrës 71 % prej tyre kanë deklaruar se partneri mund të jetë faktor i rrezikut për kancerin e qafës së mitrës.
Në realizimin e këtij punimi është përdorur metoda e rishikimit të literaturës . Literatura e shfrytëzuar për punimin e kësaj teme përfshin burime të ndryshme shkencore nga interneti dhe literature të ndryshme lidhur me temën . Për këtë hulumtim është përdor pytësori ‘’women’s knowledge about cervical cancer prevention’’(Njohuritë e grave në lidhje për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës) i cili përmban 21 pytje. Të dhënat janë analizuar me Paketën Statistikore për Shkencat Sociale (SPSS.v.23). Po ashtu, edhe metoda kuantitave deskriptive është përdorur për realizimin e këtij hulumtimi .
Rezultatet e studimit kanë dhënë përgjigjje në pytjen kërkimore. Hipoteza e parë femrat nuk kanë njohuri rreth shfaqjës së kancerit të qafës së mitrës nuk vërtetohet , sepse 56 % e të anketuarave janë përgjigjur me PO . Bazuar në rezultatet tjera nënkuptojm se 71 % e femrave mendojnë se partneri mund të jetë faktor i rrezikut për kancerin e qafes së mitrës dhe ky rezultat e vërteton hipotezen e dytë.
Duke u bazuar në të dhënat e rezultateve nga ky hulumtim arrim në një përfundim se femra në rajonin e Prishtinës nuk kanë njohuri të mjaftushme rreth shfaqjes së kancerit të qafes së mitrës.
DOI
10.33107/ubt-etd.2020.2700
Recommended Citation
Luma, Egzona, "Njohurit e femrave rreth shfaqjes së kancerit të qafës së mitrës" (2020). Theses and Dissertations. 2193.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2193