Date of Award

Winter 12-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Zaim Gashi

Language

Albanian

Abstract

Anemia paraqet uljen e numrave të eritrociteve në qarkullimin e gjakut, ulje e sasisë së gjakut në trup dhe sasi e zvogluar e hemoglobinës në eritrocite, që natyrisht shkon edhe me ulje të hematokritit.

Eritrocitet janë qeliza të gjakut që shërbejnë për transportimin e oksigjenit dhe dioksidit të karbonit në trupin e njeriut.

Anemia nuk është një sëmundje në vetvete por përshkruan një gjendje organizmi, domethënë ekzistenca e asaj sëmundje. Anemia mund të jetë sëmundje shumë e lodhshme dhe e rëndë për pacientin dhe mund të ndikojë seriozisht në jetën e pacientit.

Në punim do të diskutohet klasifikimi i anemive, ndarja etiologjike dhe morfologjike e anemisë, simptoma, shenja, diagnoza, trajtimi dhe gjithashtu për ndërlikimet e mundshme te sëmundjet e mundshme dhe kujdesi shëndetësorë. Etiopatogjeneza jep pasqyrë në proceset që janë shkaktarë të anemisë. Bazuar edhe në histori, biseda me pacientin për sëmundjen e tij, ekzaminimi i pacientit dhe llogaritja e gjakut, përcaktojnë ekzistencën e anemisë.

Çasjet për trajtimin e anemisë janë të ndryshme dhe gjithashtu varen shumë nga shkaku i anemisë. Mjeku përcakton strategjinë e trajtimit, siç është përdorimi i ilaqeve të caktuara dhe zakonet që ndryshojnë ushqimin.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.109

Included in

Nursing Commons

Share

COinS