Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Gonxhe Beqiri

Language

Albanian

Abstract

Ky punim synon të analizojë rëndësinë që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë me rastin e aplikimit të marketingut ndërkombëtar.

Ndonëse një pjesë e vogël e këtyre ndërmarrjeve bazohet në teknikën dhe teknologjinë tradicionale, pjesa më e madhe e tyre aplikon marketingun ndërkombëtar me një teknologji dhe një organizim modern.

Pothuajse të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme sot, janë të orientuara nga konsumatori, pikërisht roli i marketingut në përgjethsi dhe në veçanti marketingut ndërkombëtar qëndron në identifikimin e nevojave të tregut, në formulimin e strategjisë, prandaj edhe vizioni i ndërmarrjeve është ngushtë i ndërlidhur me tregun, me konsumatorin.

Ky studim sugjeron se NVM-të duhet të aplikojnë marketingun ndërkombëtar duke pasur parasysh se ritmi i globalizmit po i shtynë ndërmarrjet në mënyrë efektive të jenë sa më afër konsumatorëve.

Bazuar në pyetjet hulumtuese dhe rezultatin e pritur, është zgjedhur të përdoret burime parësore me të dhënat kualitative si qasje hulumtuese përmes intervistes ku rast studimi është marrë ndërmarrja ‘’AirPrishtina’’ dhe burime dytësore, ku të dhënat dytësore përfshijnë të dhëna dhe statistika nga: Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës(ARBK), Agjencia e Statistikave të Kosovës(ASK) si dhe rishikim i literaturës nga autorë ndërkombëtar dhe shqipëtarë.

Andaj, një studim empirik i kryer në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë e pasurojnë bazën informative sepse ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë një pjesë integrale e sfondit industrial të vendit dhe segmentit të gjeneratorit të punësimit të ekonomisë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1849

Included in

Business Commons

Share

COinS