Date of Award

Spring 5-2015

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Lulzim Beqiri

Language

Albanian

Abstract

Ky punim diplome është një përmbyllje e studimit themelor në Universitetin për Biznes dhe Teknologji , departamenti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor. Përzgjedhja e temës “Ndërtesë edukative – banimore ” është bërë nga dëshira për të projektuar një objekt të tillë për së pari herë dhe të njoftohem me rregullat dhe kërkesat e projektimit të këtij objekti edhe pse kopshti i fëmijëve është i njohur për të gjithë ne qysh në fëmijëri të hershme . Njeriu që nga fillet e para të jetesës ka filluar të njihet me atë që e rrethon , ambientin , njerëzit , natyrën etj. Është i interesuar që të krijoj shoqëri dhe të aftësohet. Qerdhet janë institucione edukativo – arsimore që ofrojnë kushte pedagogjike për fëmijët e moshës 8 muaj deri në 4 vjet. Qëllimi i qerdhes është që t’i edukojë dhe t’i parapërgadisë fëmijët për arsimin parashkollor duke u bazuar në: Këndim , luajtje , vizatim , argëtim dhe shumë aktivitete të tjera. Një institucion i tillë është krijuar për herë të parë në fund të shekullit të 18-të në Bavaria dhe Strasburg për t’u shërbyer atyre fëmijëve që i kishin të dy prindërit në punë. Emri “ KINDERGARTEN ” u zbulua nga Friedrich Frobel , i cili pati influencë të bujshme për edukim të hershëm të fëmijëve në mbarë botën.Termi “Kindergarten” njihet dhe shfrytezohet nga shumë vende të botës si emër internacional për të përshkruar shumëllojshmërinë e metodës mësimore.

•Ndarja e grupeve të fëmijëve:

-Foshnjet prej 8 muajve deri në 2 vjet,mesatarja e madhësisë së grupeve është 6-8 fëmijë. Çerdhe për fëmijët 3 vjeqar deri në parashkollorë përbëhet mesatarisht prej grupit 20-25 fëmijë.Nëse është e mundur duhet të kombinohen të gjitha grupmoshat. •Programi dhe madhësia e hapësires: -Për foshnje 2-3 m2 hapësirë për fëmijë ( për bebe,për zvarritës dhe për ata që kanë filluar të ecin).Në kuadër të kësaj hapërsire hyjnë edhe : tavolina për ndërrimin e pampersave,rrethojat për fëmijët që zvarriten,ormanet,këndi për lojra,tavolinat dhe karrigat etj. -Çerdhja e femijeve rreth 1,5-3 m2 per femije sherben per hapesiren rreth 15-30 femije,ku ne kuader te kesaj hapesire hyjne edhe : ormanet,tavolinat,karrigat etj. -Çerdhja për më të rritur rreth 7 m2 për fëmijë shërben për 20 fëmijë duke përfshirë : ormanet,këndet për lojra,karrigat dhe tavolinat,etj. Hapësira për kryerjen e detyrave shkollore me ormane për mësim,regalle,tavolina dhe karriga shkollore,hapësira për punë dore me ormane për materiale dhe vegla,tavolina e punës etj.

-Aty ku jane 2 a me shume hapesira te perbashketa nevojitet edhe nje hapesire per shume qellime mundesisht te kete pamje vizuele.Kjo hapesire i ofron femijeve qetesi dhe perqendrim me te madh ne mesim ose mund te sherbej edhe per organizimin e koncerteve dhe programeve per femije ( hapesira duhet te jete se paku 60m2).

-Kjo hapësirë posedon edhe vendin për aktivitete trupore ose për fjetje.

•Sipas ligjeve dhe standardeve të reja duhet të projektohen edhe hapësira për fëmijët me aftësi të kufizuara (hendikep),për arsye që edhe ata të jenë pjesë e shoqërisë së fëmijëve të shëndetshem.Poashtu preferohet të projektohen edhe kthina izoluese për fëmijë të cilët janë sëmure për shkak që mos të përcjellin epidemitë tek fëmijët e shëndoshë. Çerdhja gjithashtu është në shërbim të atyre fëmijëve që i kanë prindërit në punë në ndërrim të natës që do të thotë punon 24h. Kapaciteti është i madh për afro 200 fëmijë të të gjitha grupmoshave . Çerdhja duhet të posedojë së paku 6 vende për parkim për automobil,vende për vendosjen e bicikletave. Kurse për ata që i sjellin fëmijët me karroca u është mundësuar të hyjnë brenda objektit dhe ti vendosin në kthinën e karrocave. Poashtu ekzistojnë edhe 2 rrampa me pjerrtësi të duhur 8% për ata prindër qe kanë foshnje në mënyrë që të shkojnë direkt me karroca në katin e parë pa patur nevojë të hyjnë në përdhesë. Këto rrampa lidhen direkt me kulmin e gjelbërt që shërbejnë edhe për estetikën e objektit duke i dhënë një pamje me ndryshe sesa që jemi mësuar të shohim. Çerdhja posedon oborr të brendshëm dhe të jashtëm,të dyjat mund të shfrytëzohen .Oborri i brendshëm ka lindur nga koncepti i qerdhes duke u bazuar në ‘’folenë e zogjëve’’,duke i dhënë objektit një siguri prindërve për fëmijët e tyre.

DOI

10.33107/ubt-etd.2015.889

Included in

Architecture Commons

Share

COinS