Date of Award

Fall 10-2014

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Feim Brava

Language

Albanian

Abstract

Evidenca prej vendeve të ndryshme tregon se efektet e diasporës dhe remitancave mund të jenë

domethënëse për ekonominë e një vendi. Në përgjithësi, efektet ekonomike të diasporës dhe

remitancave mund të jenë pozitive, mirëpo gjithashtu ekzistojnë edhe disa implikime negative.

Emigrimi nga Kosova për në vendet e perëndimit ka filluar në fund të viteve të „60-ta dhe në

fillim të viteve të „70-ta dhe mund të ndahet në katër faza: 1) 1960-1988, 2) 1989-1997, 3) grupi

i refugjatëve të luftës së vitit 1998/99 në Kosovë, dhe 4) 2000-20012. Faza e parë është

karakterizuar me emigrim të punëtorëve të përkohshëm shqiptarë, kryesisht drejt Gjermanisë dhe

Zvicrës. Faza e dytë, 1989-1997, është dominuar nga emigrimi i meshkujve të rinj më të

arsimuar dhe më të aftë me shkathtësi pune, nga fshatrat dhe qytetet. Këta meshkuj kanë ikur nga

shërbimi ushtarak jugosllav, sidomos gjatë viteve 1992-1995. Faza e tretë përfshin emigrimin e

detyruar – zhvendosjen masive të popullatës – si rezultat i luftës së vitit 1998/99 në Kosovë.

Remitancat klasifikohen në dy kategori kryesore: të brendshme dhe të jashtme. Remitancat e brendshme janë atëherë, kur ka migrim nga zonat rurale në ato urbane brenda vendit për shkak të mundësive më të mira për punësim. Në numrin më të madh të rasteve, remitancat janë transfere mes personave që jetojnë në vende më të zhvilluara dhe atyre në vende në zhvillim, pra edhe me standarde më të ulëta jetese. Qëllimi i këtyre transfereve është kryesisht për të siguruar kushtet e jetesës e rrallëherë për qëllime përfitimi.Në vendet në zhvillim, dërgesat e emigrantëve zënë një vend mjaft të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale të tyre. Edhe Kosova si çdo vend tjetër në zhvillim ka një numër të konsiderueshëm të qytetarëve të saj, që jetojnë në vende tjera më të zhvilluara (kryesisht në Bashkimin Evropian). Duke ditur numrin e lartë të të papunëve në Kosovë, nga vitet ’90 e tutje, kanë qenë remitancat ato që kanë siguruar kushtet e jetës për shumë nga qytetarët e Kosovës.

DOI

10.33107/ubt-etd.2014.889

Included in

Business Commons

Share

COinS