Date of Award
Winter 12-2014
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Bukurie Jusufi
Language
Albanian
Abstract
Auditorit i kerkohet te hartoje një raport te auditimit ne fund te auditimit ne te cilin te shpreh opinionin e tij mbi pamje te drejte dhe te sinqertë qe japin pasqyrat financiare. Raporti permban një sër elementësh unforimë në menyrë që të kuptohet prej lexuesve bashkë me faktin që auditimi është kryer në përputhje me standartet e miratuara.
Opinioni pa rezerve mund të shprehet vetëm ne rastet kur auditori ka mundur të arrijë në përfundimin se pasqyrat financiare japin një pamje të vërtetë e të sinqertë në përputhje me kornizën e njohur të raportimit financiar.
Raportet e modifikuara të auditimit jepen në rastet kur auditorët nuk besojnë se janë në gjendje të shprehin pa asnjë reservë një opinion mbi faktin qe pasqyrat financiare japin pamje të vërtetë e të sinqertë.
Auditorët mund të kenë një pergjegjësi ligjore që të raportojnë mosperputhjet material midis informacione që përmbajne pasqyrat financiare me informacionet e tjera të cilat iu parashtrohen aksionarëve.
Auditorët duhet të bëjnë të sigurt se tepricat e celjes dhe të dhënat krahasuese janë paraqitur sic duhet.
Auditorët e jashtëm mund të hartojnë raporte për menaxhmentin ose pas auditimeve të ndërmjetme dhe ose pas atyre përfundimtare.Në to parashtrohen dobësite në kontrollet e brendshme, ndikimi i këtyre dobësive mbi biznesin ndërsa sygjerhohen rekomandime për të lehtësuar këto gabime.
Qellimi kryesor i raporteve të drejtuara menaxhmentit është informimi i menaxhmentit mbi dobësitë e hasura ne sistemet e kontrolleve të brendshme, megjithëse letra perkatëse në të njejtën kohë mund të përdoret për qëllime të tjera.
Sipas kerkesave të SNA/ISA 260 Komunikimi i cështjeve të auditimit me personat përgjegjës për qeverisjen [e entitetit], auditori në të njejtën kohë duhet të mbajë parasysh faktin se ai duhet të komunikojë me personat përgjegjës për qeverisjen [e entitetit].
Raportii auditorëve të brendshëm mund të marrë cfarëdo forme meqenëse nuk ka kërkesa zyrtare të raportimit për raportet për rishikim të brendshëm
DOI
10.33107/ubt-etd.2014.1967
Recommended Citation
Dragusha, Liridon, "RAPORTET E AUDITIMIT, DHE NDIKIMI I TYRE NË VENDIMMARRJE" (2014). Theses and Dissertations. 2391.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2391