Date of Award
Fall 10-2015
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Lulzim Beqiri
Language
Albanian
Abstract
Ky punim i diplomës është një përmbyllje e studimeve themelore në Kolegjin për Biznes dhe Teknologji, departamenti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor. Arsyja e zgjedhjes së Temes nga lënda Projektimi i objekteve të banimit individual – shtëpi villë , ishte për arsye të ndrrimit dhe krijimit të një koncepti të ri për shtëpitë individuale në vendin tonë. Shtëpia në kuptimin objektiv është një strehë, një ndërtesë apo strukturë e cila kryesisht shërben për banim. Shtëpia është një strehë e përdorur për një periudhë të përkoheshme apo të përhershme nga një individ , familje apo një tëresi familjesh gjegjësishte një fis. Shtëpija zakonisht duhet të ofroje kushte për gjumë, për të ngrënë, për nevoja personale, higjenike, për pergaditje të ushqimit etj. Në përgjithsi shtëpija konsiderohet si një zonë gjeografike e vendosur në një fshat qytet apo lagje. Natyra ishte streha e parë për njeriun, shpellat ishin “shtëpitë” e para ku njerëzit e asaj kohe gjenin strehimin dhe ngrohtësinë, gjithashtu mbroheshin edhe nga rreziqet natyrore apo nga kafshët e egra. Ndërtimet e para ishin kasollat nga fiset Nomade, kjo periudhë edhe mund të merret si fillimi i mendimit dhe krijimit të shtëpive. Strehimet kalimtare nuk konsiderohen të jenë stabile apo të mira. Në vitin 2005 në mbarë boten kanë qenë statistikat që rreth 100 milion njerëz janë të pastrehë. Njësia shoqërore që jeton në një shtëpi quhet “familje” . Nëpërmjet kësaj teme jam munduar që të krijoj një ambient të përshtatshëm për çdo familje,që ti përmbush të gjitha kushtet për kryerjen e funksioneve brenda një shtëpie gjithashtu të sjell ngrohtësi dhe ambient të mirë për qdo person brenda saj, jetesa të jet më e lehtë, të ketë kursim të energjisë dhe ndotje më të vogël të ambientit dhe të përshtatet me hapësiren ku gjindet.
DOI
10.33107/ubt-etd.2015.886
Recommended Citation
Ajazi, Erjon, "PROJEKTIMI I NDËRTESAVE TË BANIMIT INDIVIDUAL - VILA" (2015). Theses and Dissertations. 1010.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1010