Date of Award

Winter 12-2015

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Krenare Pireva

Language

Albanian

Abstract

Operimi i Radio paisjeve (Antenat) të operatorëve të ndryshëm të telefonisë mobile dhe ndërlidhja e tyre me Rrjetën Bërthamë (Core Network) mundësohet nga RAN (Radio Access Network) i cili jo domosdoshmërisht është i njejtë për operator të ndryshëm mobil.

Përgjatë viteve të zhvillimit të Telekomunikacionit në përgjithesi dhe të Komunikimeve mobile në veçanti, janë zhvilluar teknologji të reja për ta tejkalur problemin e diversitetit në mes të teknologjive të aplikuara në rrjetën e një operatori të telefonisë mobile por edhe për të tejkaluar kufizimet e ndryshme teknike.

Në aspektin e dizajnimit të rrjetës së operatorëve të telefonisë mobile gjithmonë kalimi nga gjeneratat paraprake në ato më të reja ka kerkuar ndryshime në Rrjetën Bërthamë (Core Netëork), këto rritje dhe futje të teknologjive të reja në Rrjetën Bërthamë (Core Network) kanë sfiduar pjesën RAN (Radio Access Network) duke bërë të domosdoshëm një dizajn sa më të mirë të kësaj pjese si pjesë shumë e rëndësishme e rrjetës.

RAN-i kronologjikisht ka përjetuar transformime mjaft të shpeshta në aspektin e avancimit të teknologjive të qasjes e veçanërisht të atyre të pjesës së transportit të rrjetës që nga gjenerata 2G deri në atë 4G.

Zhvillimi i gjeneratave të telefonisë mobile është bërë në atë mënyrë që e kanë mbivendosur njëra tjetrën duke qenë se edhe me futjen e gjeneratave te reja nuk janë ndaluar shërbimet përmes gjeneratave më të vjetra. Ky fakt ka bërë që me përdorimin e BTS është përdorur teknologjia TDM ndërsa më vonë me zhvillimin e 3G është futur NodeB duke përdorur teknologjinë ATM në transmision si dhe me futjen e 4G kanë hyrë në perdorim eNodeB duke e paraqitur nevojën për një mënyrë më efikase, më të shpejtë dhe më të lirë në aspektin e transmetimit. Në rrjetën e një operatori të telefonisë mobile në kohët e sotme është pothuajse e pamundur të mos hasen te tri gjeneratat e telefonisë mobile duke ofruar shërbime. Prandaj, duke qenë se kemi shumëllojshmëri të teknologjive si dhe nevojë që me kohë të implementohen edhe teknologji të tjera, rrjeta do bëhet shumë e shtrenjtë si dhe vështirë e menaxhueshme dhe e zgjerueshme.

Problemet e shfaqura më lart janë trajtuar në vazhdim të kësaj teme duke e hulumtuar, shqyrtuar dhe testuar alternativën e reduktimit të teknologjive të ndryshme të transportit dhe zëvendësimit të tyre në IP (Internet Protocol).

Kalimi në një RAN të bazuar tërësisht në IP do të shkurtojë operatoreve të telefonisë mobile shpenzimet në zgjerim te mbulueshmërisë, rritje të kapacitetit por edhe do të rritë konvergjencën ndërmjet protokoleve të ndryshme duke zgjeruar mundësitë për implementimin e teknologjive të së ardhmes të cilat domosdo do te jenë të bazuara në IP.

DOI

10.33107/ubt-etd.2015.1525

Share

COinS