Date of Award

Winter 12-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Syheda Latifi-Hoxha

Language

Albanian

Abstract

Placenta previa është një komplikim obstetrik që prezentohet si gjakderdhje vaginale pa dhimbje, zakonisht në trisemestrin e tretë, ku placenta mbulon qafën e mitrës apo pozicionohet në kufi me qafën e mitres. Placenta previa ndodh afërsisht 1 në 200 shtatëzani. Është një faktor kryesor për hemoragjinë antepartale dhe është potencialisht kërcënuese për jetën e nënës dhe shpesh rezulton në sëmundshmëri dhe vdekshmëri të lartë perinatale.

Shkaku është i panjohur, por dëmtimi i endometriumit për shkak të shtatëzanisë së mëparshme, prerja cezariane dhe faktorë të tjerë mund predispozojnë për të.

Gjakderdhja me placentën previa zakonisht shoqërohet me kontraktime të mitrës dhe pa dhimbje vaginale. Menaxhimi i placentës previa zakonisht është i arritshëm dhe me anë të monitorimit dhe ekzaminimeve të vazhdueshme mund të ulët shkalla e rrezikshmerisë.

Me qenë se placenta previa nënkupton implantimin mbi apo në qafën së mitrës, atëherë, kjo situatë pengon një lindje të sigurt vaginale dhe kërkon që lindja e foshnjës të bëhet përmes lindjes cezariane. Diagnoza është kryesisht klinike dhe konfirmohet me anë të ultrazërit transabdominal ose transvaginal. Vdekshmëria perinatale me placentën previa aktualisht është 4% deri 8% kryesisht e ndërlidhur me komplikimet e prematuritetit.

Qëllimi i këtij punimi ka qenë që të hulumtojmë incidencën dhe rezultatet përkatëse të shtatëzanive me placenta previa. Punimi është i llojit retrospektiv deskriptiv dhe analitik i rasteve të shtatëzënave të diagnostikuara me placenta previa në Klinikën Obstetrike - Gjinekologjike në QKUK, Prishtinë, gjatë muajve Janar-Qershor 2019. Ne analizuam incidencën dhe vlerësuam placentën previa në relacion me parametrat amtarë, siç është: mosha e nënës, pariteti, mënyra e lindjes, statusi post SC dhe komplikimet e placentës previa. Gjithashtu kemi pasur interes që të hulumtojmë apo vleresojmë placentën previa në relacion me parametrat fetal, siç është: mosha gestative, pesha dhe APGAR score në minutën 1 dhe 5.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.107

Included in

Nursing Commons

Share

COinS