Date of Award
Fall 9-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Law
First Advisor
Albulena Ukimeraj
Language
Albanian
Abstract
Në sistemet tradicionale të drejtësisë, agresioni ndaj viktimave zakonisht gjente mbështetjen dhe ndihmën e familjes, fshatit ose fisit të tyre. Brenda këtij konteksti, merret si e mirëqenë që viktima dhe të afërmit e saj si dhe i gjithë grupi social ndajnë barrën e trajtimit të konfliktit.
Me rritjen e kompleksitetit të shoqërisë dhe evoluimin e sistemeve të drejtësisë, shteti kishte marrë gradualisht një rol dominues në procesin e drejtësisë. Format specifike të sjelljes përcaktoheshin nga shteti si krime, të cilat më shumë konsideroheshin si krime kundër shtetit, sesa shkelje e të drejtave të viktimës. Viktimave u ishte ofruar më pak mundësi për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë, edhe pse më së shpeshti viktima e raporton veprën tek autoritetet. Vendimet pasuese bëheshin më shumë në përputhje me interesat e shtetit dhe komunitetit sesa me ato të viktimës. Në mesin e shekullit të kaluar, në shumë shoqëri viktima me të drejtë mund të quhej "person i harruar” në administrimin e drejtësisë.
Në nivel ndërkombëtar, interesimi për viktimat mund të gjurmohet së paku në kongreset ndërkombëtare të mbajtura gjatë fundit të viteve 1800, ku shumë pjesëmarrës kërkuan një kthim të përgjithshëm në dëmshpërblim në drejtësinë penale, një çështje që është trajtuar nga organizatat si: Shoqata Ndërkombëtare e Ligjit Penal, Shoqata Ndërkombëtare e Mbrojtjes Sociale dhe Shoqëria Ndërkombëtare të Kriminologjisë.
Që nga studimet e hershme në vitet 1940 nga Benjamin Mendelsohn dhe Hans von Hentig, vëmendja ishte kthyer tek problemet me të cilat përballen viktimat, si në shoqëri në përgjithësi dhe në ndërveprimin e tyre me sistemin e drejtësisë penale në veçanti.
Takimi i parë i madh ndërkombëtar që fokusohet në mënyrë specifike tek viktimat, ishte simpoziumi i parë ndërkombëtar mbi viktimologjinë, i mbajtur në Izrael në vitin 1973, që në vitin 1979 çoi në themelimin. e Shoqatës Botërore të Viktimologjisë.
Në nivel ndërkombëtar, në vitit 1983 Këshilli të Evropës miratoi Konventën Evropiane për Kompensimin e Viktimave të Krimeve të Dhunshme (e cila hyri në fuqi në vitin 1988). Në vitin 1985 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Deklaratën e Parimeve Themelore të Drejtësisë për Viktimat e Krimit dhe Abuzimit me Pushtetit.
Puna e individëve, organizatave, qeverive dhe organizatave ndërkombëtare për t'i rivendosur viktimat në vendin e tyre të ligjshëm në sistemet ligjore dhe rritjen e asistencës për viktimat nuk ka qenë e lehtë dhe vazhdon edhe më tutje edhe në ditët e sodit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.340
Recommended Citation
Imeri, Rina, "Mbrojtja dhe Ndihma e Viktimave" (2019). Theses and Dissertations. 327.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/327