Date of Award
Fall 9-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Management (MM)
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ylber Limani
Language
Albanian
Abstract
Sektori i bujqësisë në Kosovë ka një rëndësi të veçantë në zhvillimin e ekonomik dhe njëkohësisht vlerësohet si një nga sektorët me potencialin më të madh ekonomik. Sektorin e bujqësisë e bënë të veçantë fakti se përveç qe ka te bej me prodhimin e produkteve nga ana tjetër mundëson edhe punësimin e një numri të konsiderueshëm të njerëzve. Situata në të cilën gjendet Kosova sa i përket fushës së papunësisë, bujqësia është njëri ndër sektorët që ka kapacitete të mëdha të absorbimit të fuqisë punëtore dhe në këtë drejtim ndikon edhe në uljen e shkallës së papunësisë në vend. Rëndësia e zhvillimit të sektorit të bujqësisë dhe krijimi i vendeve të reja të punës- garancë e stabilitetit social. Në këtë temë diplome është trajtuar ndikimi i investimeve të huaja në sektorin e bujqësisë në Kosovë. Punimi ka për qëllim që të ofrojë një pasqyrë të përgjithshme të gjendjes aktuale të sektorit të bujqësisë dhe të rolit të saj në zhvillimin e vendit si dhe të paraqesë arsyet dhe faktorët ndikues në rritjen e investimeve të huaja direkte në sektorin e bujqësisë. Në këtë punim janë të paraqitura të dhëna të rëndësishme të cilat janë marrur nga krahasimet e rasteve studimore si dhe nga rezultatet e anketimit që u janë bërë personave të ndryshëm në lidhje me investimet e huaja direkte në sektorin e bujqësisë në Kosovë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.2801
Recommended Citation
Imeri, Egzona, "NDIKIMI I INVESTIMEVE TË HUAJA DIREKTE NË SEKTORIN E BUJQËSISË NË KOSOVË" (2019). Theses and Dissertations. 2288.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2288