Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Management (MM)

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Ylber Limani

Language

Albanian

Abstract

Sektori i bujqësisë në Kosovë ka një rëndësi shumë të madhe në zhvillmin ekonomik të vendit, pasi që përmes sektorit të bujqësisë mund të sigurohet një numër i madh i vendeve të punës po ashtu mund të sigurohet edhe rritja Bruto e Prodhimit Vendor. Por pavarësisht rëndësisë që ka sektori i bujqësisë në zhvillimin ekonomik të vendit tonë po ashtu edhe përmisimin e situatës të krijuar, investimet në këtë sektor dhe shfrytëzimi i potencialit të këtij sektori ende mbeten në një nivel jo të kënaqshëm në vendin tonë. Pa dyshim se në zhvillimin e këtij sektori, një rol shumë i rëndësishëm i përket edhe angazhimeve të organeve dhe institucioneve përgjegjëse vendore e veçmas Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Në këtë punim të diplomës është shpjeguar ndikimi i menaxhimit në sektorin e bujqësisë në Kosovë, ky punim ka për qëllim që të shpjegon rëndësin e menaxhimit strategjik në përgjithësi.

Punimi ka për qëllim që të ofrojë një pasqyrë se qfarë ndikimi ka implementimi i menaxhimit strategjik në sektorin e bujqësisë , pasi që hulumtimet dhe studimet e mëhershme pjesërisht kanë shpjeguar pyetjen hulumtuese. Si qasje hulumtuese është përzgjedhur te përdoret metoda kualitative, pra pas një shqyrtimi të strategjive dhe të kuptuarit e natyrës të rastit studimor ne e zgjidhëm rastin studimor si strategjinë e duhur për ketë punim.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.2799

Included in

Business Commons

Share

COinS