Date of Award
Summer 8-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Besnik Qehaja
Language
Albanian
Abstract
Gjithkush flet për eHealth këto ditë, por pak njerëz kanë dalë me një përkufizim të qartë të këtij termi relativisht të ri. Pak në përdorim para vitit 1999, ky term tani duket se shërben si një fjalë e përgjithshme, që përdoret për të karakterizuar jo vetëm "mjekësinë e digjitalizuar", por gjithashtu pothuajse çdo gjë që lidhet me kompjuterët dhe mjekësinë. Termi eHealth është krijuar dhe pëdorur duke u bazuar në fjalët tjera “e-fjal” si përshembull “e-commerce, e-business, e-mail”, me të cilën fjalë do të mund ti referoheshim mundësive të reja që interneti po i hap në fushën e kujdesit mjeksor. Ky term përshkruan të gjitha pajisjet që përdoren nga pacientat e ndryshëm për kujdes shëndetsor më praktik dhe të saktë me anë të proceseve elektronike dhe komunikimit.
Për arsye se eHealth ka treguar rezultate të mira në shëndetsi për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme dhe gjetjen e tyre në fazat e para të zhvillimit, ka filluar të lindë nevoja për pajisje të tilla edhe në kosovë. Këto pajisje ruajnë të dhënat e pacientave në cloud ku pastaj mjeku përgjegjës mund ti shikoj dhe të merr rezultatet që nevojiten. Të dhënat pastaj mund edhe të grumbullohen dhe të analizohen që mjekët të mund të vijnë me përfundime të ndryshme rreth smundjeve të caktuara se si ti parandalojnë ato, çka është më efektive etj.
Unë në këtë punim diplome do ta marrë si rast studimi kosovën dhe sëmundjet e përgjithshme dhe do të studioj se si mund ti aplikojm edhe ne këto sisteme, si do të digjitalizojmë shërbimet e mjeksis, si mund ti shfrytzojmë platformat për monitorim dhe sa mund ti sigurojmë ato të dhëna në rast të sulmeve kibernetike. Në fund do të propozoj një sistem eHealth për menaxhimin e mjekve dhe pacientve që mund të aplikohet në kosovë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.1683
Recommended Citation
Imeri, Ardit, "APLIKIMI I SISTEMEVE TE INFORMACIONIT E-HEALTH CARE NË KOSOVË" (2019). Theses and Dissertations. 1369.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1369