Date of Award
Fall 9-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Blerim Zylfiu
Language
Albanian
Abstract
Përderisa në fillimin e përdorimit të ueb aplikacioneve bizneset ishin tejet mase të limituara se çfarë mund të paraqitnin në ueb faqen e tyre, tanimë ai është problemi më i vogël. Gjatë njëzet viteve të fundit ueb aplikacionet kanë marrë pothuajse rritje eksponenciale për nga përdorimi. Me rritjen e hovshme të përdorimit të ueb aplikacioneve është rritur edhe nevoja për ueb aplikacione gjithnjë e më të përsosura. Kur bie fjala te përsosmëria këtu ka plot elemente që duhet marrë parasysh, por sidoqoftë disa prej tyre janë më të rëndësishme.
Gjatë këtij punimi do t’i analizojmë faktorët që më së shumti ndikojnë që një ueb aplikacion të jetë efecientë dhe funksional. Për të arritur një rezultat, ne gjatë këtij punimi do ta zhvillojmë një aplikacion identik për nga funksionaliteti dhe nga pamja, por vetëm se ai ueb aplikacion do të zhvillohet në dy teknologji të ndryshme, bëhet fjalë për JavaScript Vanilla dhe Angular 2+. Pasi që të përfundohet zhvillimi në të dy këto teknologji, atëherë mund t’i krahasojmë aplikacionet e zhvilluara në aspekte të ndryshme, si performancë, UI apo eksperiencë të përdoruesit dhe skalabilitet apo rritje potenciale të projektit. Në përfundim do ta kemi mundësinë të vendosim se në cilat raste duhet përdorur njëra teknologji e në cilat raste duhet përdorur teknologjia tjetër.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.1671
Recommended Citation
Imeri, Alb, "Zhvillimi dhe krahasimi i teknologjive të front-end: Javascript Vanilla dhe Angular 2+" (2019). Theses and Dissertations. 1351.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1351