Date of Award

Winter 12-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Zejdush Tahiri

Language

Albanian

Abstract

Hyrje:Kënaqësia në punë është një fenomen kompleks që është studiuar mjaft gjerësisht. Burime të ndryshme nga literatura tregojnë se ka një lidhje në mes të kënaqësisë në punë dhe motivimit,motivimi është i vështirë për tu përcaktuar, por ka një korrelacion pozitiv mes kënaqësisë në punë, performancës dhe motivimit, ku motivimi inkurajon një punonjës nëvarësi të nivelit të tyre të kënaqësisë në punë, për të vepruar në një mënyrë të caktuar Metodologjia: Studimi është i tipit prospektiv dhe është realizuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), dhe në QMF­të, dhe AMF­të e Lipjanit. Në studim kanë marrë pjesë 100 punëtorë në mënyrë vullnetare.Pjesëmarrësit që kanë marrë pjesë në studim paraprakisht kanë dhënë pëlqimin e tyre me shkrim.

Rezultatet: Prej 100 të anketuarëve, mosha më e shprehur e tyre 45 ­64 vite 54%, 25­44 vite 41%, 10­20 vite përvojë në punë 43%,në qytet jetojnë 59%, Besim të plotë në udhëheqësit e institucionit shëndetsorkanë29% qe e kanë vlerësue me notën 5, 21% me 4. Institucioni Shëndetësor realizon me sukses objektivat e veta, 29% me vlerësimin 3. Udhëheqësi ka të favorizuarit e vet në institucione, 30% me 5.Udhëheqësit thonë një gjë e vepron ndryshe 34% me 5 dhe 22% me 4. Komunikimi mes drejtorisë dhe punëtorëve është i lehtë 30% me 5.Gjuha komunikuse është konform pozitës 33% me 5.

Konkluzione:Nga studimi del se Statisfaksioni i stafit nuk është në nivelin e duhur, dhe kjo ka impaktin e vet në cilësin e shërbimeve. Kjo duhet tu shërbej Menaxhmentit që të marr të gjitha masat me qëllim të ndryshimit të politikave në drejtim të komunikimit më të mirë, shpërblimet dhe mirënjohjet të jepen në baza meritore si dhe të punohet në drejtim të krijimit të kushteve sa më të mira me qëllim që Institucioni të jetë një vend i dëshirueshëm pune.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.106

Included in

Nursing Commons

Share

COinS