Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Mechatronics, System Engineering and Robotics

First Advisor

Ines Bula

Language

Albanian

Abstract

Në këtë temë të bachelorit kemi paraqitur sistemet solare të energjisë alternative. Kemi trajtuar llojet e ndryshme të celulave dhe paneleve solare, parimin e punës dhe komponentët e ndryshme të sistemeve solare. Nga literatura e hulumtuar kemi parë se rreth 30% e energjisë diellore reflektohet prapë në hapësirë, mirëpo një pjesë shumë e madhe e kësaj energjie arrin tokën, që është afërsisht 89 PW në bazë vjetore, ndërsa konsumi vjetor është rreth 15 TW.

Gjithashtu në kuadër të kësaj teme kemi bërë edhe simulim me sistemin PVSYST 5_0, ku rast studimi e kemi marrë Zagrebin e Kroacisë, që është një vend që ka karakteristika shumë të mira për implementime të ndryshme të sistemeve të energjisë solare.

Për këtë simulim i kemi përdorur celulat nga silicipolonomial, i kemi shfrytëzuar gjithsej 24 module të lidhur 4 në seri dhe 6 në paralel, me fuqi totale 1440 Wp.Për ruajtjen e energjisë kemi përdorur gjithsej 20 bateri 60 Volt dhe 225 Ah, i kemi lidhur 5 në seri dhe 4 në paralel.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.194

Share

COinS