Date of Award

Fall 11-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Political Science

First Advisor

Selami Syla

Language

Albanian

Abstract

Vendimet që merr organizata janë të shumta dhe shpesh duhet një analizë komplekse për të arritur në vendime të duhura. Në dy dekadat e fundit, një fenomen ekonomik mori zhvillim, ky fenomen karakterizohet nga transferimi i prodhimit ose i aktiviteteve. Shfrytëzimi i burimeve të jashtëm (outsourcing) është kur kompania, disa nga funksionet, proceset e saj i’a beson një kompanie të specializuar për kryerjen e një shërbimi të caktuar. Organizatat mund të presin që të arrijnë përfitime të ndryshme përmes një nënkontraktimi të suksesshëm edhe pse ka rreziqe të konsiderueshme që mund të realizohen në qoftë se ndjekja e strategjisë së nënkontraktimit nuk rezulton e suksesshme. Ky material synon të analizojë konceptin e outsourcing dhe nëpërmjet informacionit të paraqitur të shërbejë si një guidë informuese dhe orienturese për menaxheret e biznesit të cilët e konsiderojnë nënkontraktimin/transfermin (outsourcing) të specialiteteve nga jashtë si një opsion të mundshëm. Në analizë përfshihet studimi i impaktit qe sjellë në burimet njerëzore të organizatës vendimi për të nënkontraktuar.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.277

Share

COinS